RMV, u arrestua kandidati për kryetar komune, ai më herët raportoi që polici dhe shoferi i kryetarit e ka penguar gjatë fushatës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar kandidatin për kryetar të komunës së Novacit, i cili në agjendën e ditës për në fushatën parazgjedhore, kishte planifikuar vizitë në fushën e KF Novacit, transmeton Portalb.mk.

“Në ora 10:46 në SPB – Manastir, 50 vjeçari V.N. që është kandidat për kryetar në komunën e Novacit, ka raportuar se rreth orës 10:30 ishte penguar nga shoferi i kryetarit aktual dhe nga polici 46 vjeçar V.B për të shkuar në fshatin Novaci që të regjistroj një spot në stadiumin e fshatit”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke shtuar që këta dy persona me veturë e kanë ndjekur kandidatin me shpejtësi të madhe.

Kandidati për kryetar në ora 12:40 ishte arrestuar në bazë të nenit 383 nga Kodi Penal, duke paralajmëruar edhe kallëzim penal, pasi polici V.B. kishte dhënë një deklaratë tjetër.

“Në lidhje me ngjarjen, në ora 11:30, V.B. ka raportuar se rreth orës 10:00, derisa po kryente punën zyrtare, V.N. me veturën e tij nuk është ndalur dhe ka vazhduar të lëviz. Si është raportuar, me veturë ai ka tentuar të godet punonjësit policor”, raportojnë nga Policia, duke shtuar që kryetar i KF “Novaci” ka raportuar në polici se kandidati është future në stadium pa autorizim.

Në garën për të parin e Novacit është kandidati Vasko Naumovski. Në kuadër të fushatës zgjedhore, ai ka premtuar rindërtimin dhe modernizimin e stadiumit të futbollit në këtë fshat, duke ndërtuar edhe dhoma të zhveshjes dhe tribunë të re ne veri. Kundërkandidati i tij në këto zgjedhje është Stevçe Stevanovsk nga VMRO-DPMNE dhe  kryetari aktual Lube Kuzmanovski nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button