Pesë shtetet me të cilët Maqedonia e Veriut kryen më së shumti shkëmbim tregtar

Në Maqedoninë e Veriut për 31.5 përqind është rritur eksporti i mallrave gjatë periudhës nga janari deri në gusht, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. Në periudhën e njëjtë është rritur edhe importi i mallrave për 34%.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën janar-gusht të vitit 2021, është 4 562 214 mijë euro dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje prej 31.5%”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që vlera e importit të mallrave ka arritur deri 6 250 832 000 euro.

Maqedonia e Veriut në këtë periudhë ka regjistruar deficit tregtar prej 1 688 617 000 euro.

Produkti i cili është eksportuar më së shumti është katalizatorët e transportuesve me metale fisnike, ndërsa në import dallohet platina dhe legurat e platinës.

“Në periudhën janar-gusht të vitit 2021, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën”, raportojnë nga Enti.

Në Gjermani eksportohen 2 226 626 000 euro mallra, ndërsa importohen 639 430 000 euro mallra; në Serbi eksportohen 171 162 000 euro mallra, ndërsa nga Serbia importohen 393 940 000 euro; ndërsa në Kosovë eksportohen 186 464 000 euro mallra, ndërsa importohen 50 626 000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button