RMV, prej sot vërtetim që nuk je i dënuar në telefon celular, hapi i ardhshëm gjykimet do të jenë online

Me demonstrim se si nxirret në telefon celularë vërtetim që nuk je i dënuar për tre minuta përfshirë edhe pagesë, sot filloi ky shërbim digjital për qytetarë, të cilin do të mund ta marrin nga të gjitha gjykatat në Maqedoni me disa klikime, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët nuk do të shkojnë më në sportel të dorëzojnë kërkesë për vërtetim që nuk janë të dënuar, nuk duhet të udhëtojnë deri në vendin e lindjes, ndërsa gjykatat do të kursejnë rreth një milion euro në vit për letra dhe për tonerë që i kanë harxhuar për shtypjen e këtyre vërtetimeve.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq tha se në fazën e ardhshme në telefon do të mund të nxirret edhe vërtetim për evidencë penale, por edhe vërtetim për ndalesë për kryerjen e veprimtarisë, të cilën shpesh ua kërkojnë qytetarëve të cilët aplikojnë në shpallje për punësim, këtu dhe në kompanitë e huaja.

Për vërtetimin që nuk je i dënuar kërkuesi duhet të shkojë në ueb faqen uslugi.gov.mk. Fillimisht klikon në “jurisprudencë”, ndërsa më pas “nxjerrja e vërtetimit nga evidenca penale për persona fizik”.

Më pas, kërkuesi hyn me emrin e përdoruesit që e ka në DAP. Me dhënien e numrit të kartelës së tij kreditore, e paguan shërbimin dhe e merr vërtetimin me kod QR.

Njëjtë sikurse për vërtetimin për vaksinim, qytetari e shkarkon vërtetimin me kodin dhe me vulën e gjykatës.

Në periudhën e tranzicionit do të lihet mundësi edhe për nxjerrjen e vërtetimi që nuk je i dënuar me prezencë fizike.

Ky vërtetim te ne për herë të parë nxirret sipas rregullativës evropiane.

Kryetari i Gjykatës Themelore Kavadar, Lazar Nanev, paralajmëroi se kjo në të vërtetë është fillim i digjitalizimit të të gjithë 34 gjykatave në Maqedoni. Ai tha se, bëhet fjalë për vendosjen e gjykimeve nga distanca, ndërsa njëra nga përfitimet e gjykimeve online, siç është në të gjitha shtetet bashkëkohore, është ajo se furgonët e burgjeve të shoqërimit, nuk do të bëjnë më harxhime dhe rrëmujë nëpër rrugë, ato do t’i ndjekin gjykimet online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button