Maqedonia e Veriut do të ndërtojë ambasada në Athinë dhe Ankara, ndërsa disa përfaqësi diplomatike do të rinovohen

Ministria e Punëve të Jashtme ka filluar projekt për vendosjen në funksion të pronave të trashëguara nga ish Jugosllavi në rrjetin tonë diplomatiko – konsullarë, me çka do të rinovohen më shumë objekte që shfrytëzohen si përfaqësi diplomatiko – konsullare, ndërsa do të ndërtohen edhe ndërtesa të reja të ambasadave në Athinë dhe në Ankara, për çka janë miratuar mjete nga Qeveria, paralajmëroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk.

Ai informoi se, me vendim prej dy javësh të komitetin të përbashkët për  suksesion të listës së pronave të cilat paraprakisht i ka marrë shteti nga suksesioni i pronës së ish Jugosllavisë është vërtetuar prona në Brazili, New Delhi dhe në Trieste, me çka është rritur lista përkundër objekteve në Paris, Athinë, Kambera, Harare, New Delhi dhe Romë. Shumica e këtyre pronave mbesin të pashfrytëzuara, përderisa shteti paguan qira dhe hua për ambasada dhe për rezidenca të ambasadorëve.

“Qeveria i miratoi këto kërkesa financiare dhe MPJ veç më ka filluar projekt për realizimin e fazave vijuese edhe ata – në Athinë ndërtohet ambasadë e re, ku do të vendoset jo vetëm ambasada, por edhe qendra kulturore – informative, rezidenca e ambasadorit dhe banesa për diplomatët, me çka rreth 150 mijë euro në vjet harxhohen për këto norma dhe do të kursehen, sepse do të kemi objektin tonë që e marrin si pjesë të ambasadës së Jugosllavisë. Vlera e këtij projekti është rreth një milion e 300 mijë euro”, theksoi Osmani.

Pjesa vijuese e projektit, siç sqaroi ai, është Cirihu. Aty, tha ai, do të marrim objekt në pjesën reprezentative të qytetit i cili fatkeqësisht mbetet i pashfrytëzuar, edhe përkundër disa tentimeve të pasuksesshme për shitje dhe ndërrim të objektit, është vendosur ai të rinovohet dhe në të për herë të parë të hapet departament konsullarë, me çka dhjetëra mijë qytetarë tanë prej diaspore që jetojnë në Cirih, nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në Bern për shërbime konsullare, por të njëjtat do të mund t’i marrin në këtë qytet.

I pashfrytëzuar është objekti në Kanbera. Osmani informoi se është filluar proces për projektim, rinovim dhe ndërtim të këtij objekti.

Objekti në Harare, ku shteti nuk ka përfaqësi, as planifikon të ketë, do të shitet për çka veç më ka filluar procedura.

Për ambasadën në Budapes, një objekt i cili pas blerjes ka filluar të bie dhe nuk është në funksion është vendosur të rinovohet dhe ndërtohet, me qëllimet që në të të ketë hapësirë edhe për vendosjen e diplomatëve tanë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button