Opozita siriane synon formimin e qeverisë

Grupi kryesor i opozitës siriane nis sot një takim dyditor në Stamboll.

Përfaqësuesit e Koalicionit Kombëtar të Sirisë planifikojnë të zgjedhin një qeveri të rebelëve, e cila do të sfidojë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Për postin e kryeministrit garojnë 12 kandidatë, përfshirë ish-ministrin e Bujqësisë.

Rebelët në Siri kanë nisur revoltën kundër regjimit që në mars të vitit 2011.

Kombet e Bashkuara thonë se luftimet mes rebelëve dhe forcave të regjimit kanë lënë rreth 70,000 njerëz të vrarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button