RMV, u arrestua 31 vjeçari për shkak ruajtjes së kundërligjshme të kafshëve të egra

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 31 vjeçarin e dyshuar në bazë të nenit 228 nga Kodi Penal në lidhje me keqpërdorimin e kafshëve të egra, ndaj të cilit pastaj ka paraqitur kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor nga SPB Kumanovë kanë arrestuar 31 vjeçarin S.A. nga Kumanova, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale gjuetia, ruajtja dhe tjetërsimi i kafshëve të egra, në bazë të nenit 228 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Polica e Maqedonisë së Veriut, duke sqaruar që janë kryer bastisje në tri vende të ndryshme.

Veprimet policore kanë pasuar urdhrin gjyqësor, për shkak se më herët ka pasur informacione për ruajtjen e kafshëve të egra në mënyrë të kundërligjshme nga S.A., i cili është marrë në bisedë informative.

Sipas MPB-së, në lidhje me rastin e luanit Simba, po merren aktivitete shtesë në drejtim të pastrimit të plotë të rastit, por Meta ende nuk ka marrë përgjigje se ku ndodhet Simba aktualisht. Sipas nenit të përmendur në kodin penal, parashikohet gjobë ose dënim me burg deri në gjashtë muaj.

Ndryshe, ditët e fundit, fotografi dhe video janë shfaqur në rrjetet sociale ku shihen burra dhe gra, madje edhe fëmijë duke pozuar me një luan të vogël. Ky trend i pozimit me një luan që nuk është më i vjetër se tre muaj në vetura luksoze, vila dhe hotele, u zbardh për publikun nga zëdhënësja e kopshtit zoologjik të Shkupit, Tina Mickovska.

Ndërkohë, përveç Tina Mickovska, reagoi edhe shoqata për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi. Ata u bënë thirrje ministrive përkatëse që menjëherë të hetojnë rastin dhe të informojnë publikun se kush ka lejuar që këlyshë të luanit të hynë në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button