Kurti pas takimit me Vuçiqin: Mbështesim marrëveshjet ku trajtohemi barabartë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështet marrëveshjet ku shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barbarta, raporton Koha.net.

“Në takim me kancelaren Merkel, presidentin Emanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, diskutuam për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, ka shkruar Kurti në Twitter pas sesionit të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Slloveni.

“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, ka përfunduar ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media pas sesionit të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Slloveni, tha se ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e në takim prezentë ishin edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Vuçiqi nuk dha detaje se për çfarë është folur në takim, por tha se i ka shtruar një pyetje Kurtit.

“Në një pyetje që i shtrova Kurtit, Macroni e kuptoi shumë mirë. Në fakt e kuptojnë të gjithë”, tha Vuçiqi, duke mos dhënë më shumë detaje. Por, përsëriti mesazhin për anëtarësimin e Serbisë në BE. Tha se pa zgjidhjen e Kosovës nuk ka BE për Serbinë.

“Pa zgjidhje të problemit me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Këtu nuk ka asnjë dyshim. Tash a duhet të njohim apo jo, këtë nuk mund ta them, pasi nuk ma ka kërkuar askush. Ndoshta mund të flitet korridoreve, por mua nuk ma ka kërkuar askush”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button