Fitues të çmimi Nobel në Kimi janë gjermani Benjamin List dhe studiuesi amerikan David W.C. MacMillan

Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2021 do ta marrin gjermani Benjamin List dhe studiuesi amerikan David W.C. MacMillan për zhvillimin e organokatalizës asimetrike, transmeton DW.

Njoftimi u bë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm. Nobelistët e kimisë të vitit kanë zhvilluar një mjet të ri dhe gjenial për ndërtimin e molekulave – organokatalizën, thuhet në citim. Ajo do të përdoret për studime për medikamente të reja, u bë e ditur dhe gjithashtu ka ndihmuar që kimia ta respektojë më shumë mjedisin.

Organokataliza është zhvilluar me një ritëm mahnitës, tha Akademia në Stokholm. Me ndihmën e këtyre reaksioneve studiuesit tani mund të prodhojnë shumë gjëra në mënyrë më efikase, nga medikamentet e reja deri tek molekulat që mund të kapin dritën në qelizat diellore.

Këtë vit, çmimi më prestigjioz për kimistët shoqërohet me gjithsej dhjetë milionë krona (rreth 980,000 euro). Ceremonia e ndarjes së çmimeve tradicionalisht zhvillohet më 10 dhjetor, përvjetori i vdekjes së themeluesit të Çmimit Nobel Alfred Nobel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button