fbpx

Zaev nga Bërdo: Nëse deklaratat e BE-së nuk kthehen në vepra, do të bëhet dëm i pariparueshëm mbi idenë e madhe evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot i filloi aktivitetet e përcaktuara në agjendën e vizitës së tij në Slloveni, me rastin e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që mbahet në Bërdo – Kranj, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev mbajti takim të përbashkët me nënkryetarit e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me Eurokomisarin për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varheji, me Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha dhe me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Në takim u potencua rëndësia e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, u përshëndet ajo që për Brukselin edhe më tej zgjerimi i Unionit me vendet nga rajoni mbetet prioritet strategjik, që pritet të shënohet edhe në deklaratën e sotme nga Samiti.

Kryeministri Zaev në takim potencoi se popujt e Ballkanit Perëndimor presin që deklaratat e BE-së të kthehen në vepra dhe nëse BE-ja nuk vepron, dëshpërimet te popujt nga rajoni do të jenë të pariparueshme dhe në dëm të madh të idesë së madhe evropiane për bashkësi dhe bashkëpunim.

Kujtojmë se, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.

Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button