RMV, deri tani 35 përqind e popullsisë është vaksinuar me dy doza

Deri tani dy doza vaksine kanë marrë rreth 35 përqind e të gjithë popullsisë në vend, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Nëse merren parasysh vetëm qytetarët e rritur mbi 18 vjeç, kjo përqindje rritet në 44 përqind, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, dje janë dhënë 3.845 doza vaksinash, nga të cilat 958 dozën e parë, 2.813 dozën e dytë dhe 74 dozën e tretë të vaksinës kundër kovid-19.

“Deri në 5 tetor, janë vaksinuar gjithsej 792.174 qytetarë, 740.822 janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 499 qytetarë”, njoftoi ministria.

Nga kjo ministri shtojnë se 53 për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button