Pendarovski takim me ambasadorin amerikan në Athinë: Mbështetja është jashtëzakonisht e rëndësishme për përparim në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Setvo Pendarovski sot në Athinë u takua me ambasadorin e SHBA-së në Greqi, Jeffrey Piat, me të cilin diskutuan zhvillimet në rajon dhe marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, përcjellë Portalb.mk.

“Biseduam për zhvillimet në rajon dhe marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Mbështetja e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor është jashtëzakonisht e rëndësishme për përparimin dhe zhvillimin demokratik të vendeve tona”, shkroi Pendarovski në profilin e tij në Facebook.

Presidenti Stevo Pendarovski po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Athinë, gjatë së cilës u takua dje me presidenten greke Katerina Sakelaropoulou  dhe Kryeministrin grek Krijakos Mitsotakis.

Shefi aktual i shtetit Stevo Pendarovski është presidenti i parë maqedonas që bën vizitë zyrtare në Athinë që nga pavarësia e vendit në vitin 1991. Deri më tani, vizitat në nivelin e krerëve të shteteve ishin ngrirë për shkak të mosmarrëveshjes dhjetëvjeçare të emrit që u zgjidh me Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar më 17 qershor 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button