Padi penale për djalin e Musa Xhaferit, pasi e sulmoi fizikisht drejtorin e KRRE-së, Marko Bislimovski

Ministria e Punëve të Brendshme do të dorëzojë padi penale kundër Arijanit Xhaferit, djalit të ish funksionarit të BDI-së, Musa Xhaferi, për sulm ndaj kryetarit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislikovski. Nga ministria thonë se menjëherë pas paraqitjes së sulmit janë ndërmarrë masa përkatëse, pas së cilës A.Xh. (28) ka pranuar se e ka sulmuar Bislimovskin, njofton Portalb.mk.

“Rasti është pastruar tërësisht dhe kundër A.Xh. do të përgatitjet paraqitje penale për veprën penale Dhunë, sipas nenit 386 nga Kodi Penal. Menjëherë pas paraqitjes së ngjarjes, janë ndërmarrë masa përkatëse për pastrimin, gjegjësisht është përgatitur letër lajmëruese deri te Prokuroria Themelore e Shkupit, është kryer bisedë me dëshmitarët e ngjarjes, është siguruar video-incizim. Është kryer bisedë me të paraqitur A.Xh. i cili në tërësi e ka pranuar veprën, dhe pas konsultimeve me prokurorin publik do të përgatitet padi penale për veprën penale Dhunë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ndryshe, mbrëmë vonë në Shkup, Arijanit Xhaferi, Musa Xhaferit dhe pronar i kompanisë për furnizim me energji elektrike “U Power”, sulmoi fizikisht kryetarin e Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski.

Dëshmitarët okularë të ngjarjes thonë se Xhaferi ishte ulur në tryezën ku ishte Bislimoski në një restorant në Shkup dhe pas disa minutash bisedë u përplas fizike me të. Arianit Xhaferi së pari kërkoi shpjegim nga Bislimoski pse Komisioni për energjetikë filloi procedurë për heqjen e licencës së kompanisë së tij, dhe më pas e sulmoi fizikisht. Pasi e goditën dhe e tërhoqën zvarrë Bislimoskin disa herë, tre persona nga shoqëria e Xhaferit arritën ta largojnë atë dhe të gjithë së bashku ikën në drejtim të panjohur.

Dëshmitarët e ngjarjes thonë se Xhaferi dhe shoqëruesi i tij u ulën në një tavolinë afër Bislimoskit dhe disa herë gjatë mbrëmjes e provokuan, por ai nuk iu përgjigj provokimeve. Pastaj u ul në tryezë duke shpjeguar se donte të fliste me të, por disa minuta më vonë e sulmoi atë. Xhaferi i kërkoi Bislimoski që të ndërpriste procedurat kundër kompanisë së tij, por kur ai refuzoi, Xhaferi filloi ta godiste në kokë.

Në një bidesë për Telmën, zëdhënësja e KRRE-së konfirmoi incidentin dhe tha se kryetari po ndihet mirë.

“KRRE po punon në përputhje me ligjin dhe e vetmja gjë nga e cila ne udhëhiqemi dhe do të vazhdojmë t’i zhvillojmë procedurat bazohet në fuqinë e argumenteve, dhe jo në forcën fizike. Kryetari Bislimoski incidentin e paraqiti në institucionet përkatëse. KRRE, si edhe deri tani, do të vazhdojë të udhëhiqet nga postulati i mbrojtjes së konsumatorit dhe sigurisë dhe stabilitetit të sistemit elektroenergjetik”, tha Marina Uzunov, zëdhënëse e KRRE-së.

Arsyeja e sulmit ndaj Bislimoskit është vendimi i Komisionit Rregullator të 23 shtatorit të këtij viti për fillimin e procedurës për heqjen e licencës për furnizim me energji elektrike të kompanisë së djalit të Musa Xhaferit. Bazuar në një raport të MEPSO-s, i cili alarmonte se kompania “U Power” prish stabilitetin e sistemit të energjisë elektrike dhe konsumon në mënyrë të pajustifikuar rezervat e energjisë elektrike për fitimin e vet, KRRE vendosi të fillojë procedurat kundër kompanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button