Qeveria e RMV-së e mbajti seancën e 109-të, ja cilat vendime u sollën

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të rregullt të 109-të e shqyrtoi dhe e miratoi Informatën për gjendjen me zjarret pyjore në territorin e RMV-së, me mesatare nga viti 2019 deri më 15.08.2021, njofton Portalb.

Në bazë të të dhënave nga Informata për sipërfaqet e djegur, ndërsa me qëllim që të sanohen dëmet në pajtueshmëri me programin e rregullt dhe të jashtëzakonshëm për pyllëzim të NP “Pyjet Kombëtare”, Qeveria e angazhoi Ministrinë e Financave që t’i shqyrtojë mundësitë për alocim të mjeteve në vlerë deri 42,2 milionë denarë në pajtueshmëri të vlerësimit për vlerën e dëmeve për realizim të plotë të programit për pyllëzim.

Në këtë seancë, siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Planin për qëndrueshmëri dhe mbështetje financiare të rritjes ekonomike: politika, rekomandime, masa dhe indikatorë, dhe i angazhoi shfrytëzuesit buxhetor t’i zbatojnë dhe respektojnë masat dhe rekomandimet e Planit, qëllimi i të cilit është konsolidim financiar, i orientuar drejt mbështetjes së stabilitetit makroekonomik dhe përshpejtim dhe rritje të ekonomisë kombëtare.

Gjithashtu, në seancën e sotme janë konfirmuar tekstet e Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për emrin personal, Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për paraqitje të vendbanimit të qytetarëve, Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftim, Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shtetësi të republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligjit për plotësim të Ligjit për numrin amë, të cilat janë në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Bëhet fjalë për ligje të cilët janë pjesë e legjislacionit kombëtar në të cilët do të implementohen proceset e parapara për digjitalizim në praktikë, nevojitet ndryshim i njëkohësishëm dhe i koordinuar i më shumë dispozitave. Me ndryshimet dhe plotësimet e parapara do të bëhet harmonizim me Kapitullin  të Komisionit Evropian, që paraqet bazë për fillim të digjitalizimit në shtetin tonë dhe implementim të plotë të konceptit e-Qeveri, në mënyrë që sigurojnë komunikim të ndërsjellë të institucioneve me sektorin e biznesit dhe me qytetarët”, thonë nga Qeveria.

Në kuadër të kësaj seance është shqyrtuar dhe pranuar teksti i Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Konfederatës së Zvicrës, e prezantuar nga Ambasada e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut/Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) për realizim të Projektit “Zhvillim i qëndrueshëm dhe inkluziv i barabartë rajonal faza II”.

“Faza e dytë e këtij projekti do të realizohet nga tetori i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2025 dhe qëllimi i tij kryesor është ulja e pabarazisë në zhvillimin midis dhe në kuadër të rajoneve planore. Për realizimin e këtij projekti Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim ndan 4 milionë funta zvicerane, ndërsa Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të marrë pjesë në bashkëfinancim në vlerë prej 2 milionë funta zvicerane”, njoftojnë nga pres-shërbimi qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button