Maqedonia e Veriut pranoi edhe 97 qytetarë nga Afganistani

Në Maqedoninë e Veriut sot kanë arritur edhe 97 qytetarë të Afganistanit si pjesë e aksionit humanitar global për shpëtimin e qytetarëve të Afganistanit nga situata ku gjenden, transmeton Portalb.mk.

“97 qytetarë nga Afganistani që sot kanë ardhur në Shkup, do të strehohen përkohësisht derisa të sigurohet transferim deri në pikat e tyre përfundimtare. Shpenzimet për këtë grup do të mbulohen plotësisht nga Institutit Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare”, deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke sqaruar që së bashku me Kryqin e Kuq kanë mundësuar realizimin e të gjitha procedurave, duke përfshirë edhe testin PCR dhe vaksinimin.

Qeveria vlerësoi që këta qytetarë dhe familjarët e tyre kanë punuar në të kaluarën në përmirësimin e të drejtave njerëzore, demokraci dhe paqe.

Ndryshe, në aeroportin e Shkupit në mbrëmjen e 30 gushtit mbërriti grupi i parë i refugjatëve të evakuuar nga Afganistani. Bëhet fjalë për 149 qytetarë të Afganistanit, punonjës të institucioneve ndërkombëtare, anëtarë të familjeve të tyre dhe bashkëpunëtorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button