Në Maqedoninë e Veriut sivjet pati rritje të çmimeve në sektorin e hotelierisë gjatë muajit shtator

Çmimet e shërbimeve të hotelerisë kanë shënuar rritje të çmimeve gjatë muajit shtator në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në krahasim me muajin gusht nuk pati ndryshime, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në shtator të vitit 2021, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 0.4 %”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e madhe është shënuar në pijet joalkoolike për 2.0%, alkoolike 1.6 %, ushqim 0.7%, derisa ulje e çmimeve për 1.5 përqind është shënuar në çmimin e netëve.

Për 0.3% është rritur çmimi i shërbimeve hotelerike në periudhën janar-shtator, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button