Pendarovski-Sakelaropoulou: ka akoma çështje që duhen përmbushur nga Marrëveshja e Prespës

Marrëveshja e Prespës, zbatimi i saj i plotë dhe i qëndrueshëm, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ishin temat që utrajtuan nga Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë Stevo Penadrovski dhe Katerina Sakelaropoulou në Pallatin presidencial në Athinë, transmeton Portalb.mk.

Më shumë se tre vjet pas nënshkrimit të saj dhe dy vjet e gjysmë pas hyrjes në fuqi, Pendarovskin në Athinë e mirëpriti presidentja greke Katerina Sakelaropoulou. Ajo theksoi rëndësinë që Greqia i kushton “forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut”.

“Pajtoheni se zbatimi i plotë, i qëndrueshëm dhe me vullnet të mirë i Marrëveshjes së Prespës është çelësi për arritjen e këtyre dy qëllimeve. Tashmë kanë kaluar dy vjet e gjysmë që kur Marrëveshja e Prespës hyri në fuqi. Pranojmë se nga ana e Maqedonisë së Veriut janë ndërmarrë hapat pozitivë, por ka ende shumë çështje të pazgjidhura. “byllja e këtyre çështjeve të hapura do të mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë”, tha Sakelaropoulou, duke shtuar se pala greke po shqyrton të gjitha aspektet e bashkëpunimit dypalësh.

Presidenti Pendarovski u pajtua me deklaratën e koleges greke se janë bërë shumë gjëra në dy vite e gjysmë.

“Unë do të thoja se pjesa më e madhe dhe më e vështirë është zbatuar. Kuptohet që ka edhe disa gjëra të tjera që duhen kryhen dhe siç thashë ne kemi vullnet dhe synim absolutisht të qartë politik për ta përfunduar atë marrëveshje deri në shkronjën e fundit. Prespa na mundësoi anëtarësimin në NATO dhe qëllimi ynë i ardhshëm për të cilin presim mbështetjen tuaj është fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian dhe përfundimi i ëndrrës sonë euroatlantike”, tha Pendarovski.

Shefi aktual i shtetit Stevo Pendarovski është presidenti i parë maqedonas që bën vizitë zyrtare në Athinë që nga pavarësia e vendit në vitin 1991. Deri më tani, vizitat në nivelin e krerëve të shteteve ishin ngrirë për shkak të mosmarrëveshjes dhjetëvjeçare të emrit që u zgjidh me Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar më 17 qershor 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button