Krijuesi i filmit “Squid Game”, Hwang Dong-Hyuk, u refuzua nga studiot për 10 vite, tani parashikohet të shpallet seriali më i shikuar në Netflix (VIDEO)

Krijuesi i filmit “Squid Game”, Hwang Dong-Hyuk, shkruajti skriptën origjinale në vitin 2008 kur ishte në gjendje financiare shumë të rënduar. Por, skripta e tij u refuzua nga studiot për 10 vite radhazi. Ai madje një herë u detyrua që ta shiste laptopin e tij për 675$ dhe të ndalojë së shkruari skriptën për arsye të krizës financiare. Tani, filmi “Squad Game” është numër një në 90 vende në botë. Gjithashtu, ky serial parashikohet të shpallet seriali më i shikuar në historinë e Netflix, shruan Portalb.

Drama është në gjuhën koreane dhe ka të bëjë me një botë alternative ku njerëzit në borxhe konkurrojnë në lojëtat vdekjeprurëse.

Seriali është treguar jashtëzakonisht i popullarizuar që nga publikimi muajin e kaluar dhe është në rrugën e duhur për të mposhtur Bridgerton për t’u bërë seriali më i madh origjinal i Netflix, shkruan BBC.

Storia e serialit flet për një grup njerëzish të tunduar në një lojë mbijetese ku ata kanë shansin të largohen me 45.6 miliardë krw (29 milion £) nëse fitojnë një seri prej gjashtë ndeshjesh.

Nëse humbasin, vdesin.

Por, koreanët kanë një kritikë për Netflix, ata thonë se titrat në anglisht janë “aq keq” saqë shpesh humbet kuptimi origjinal. Netflix ende nuk i është përgjigjur kërkesës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button