Bislimoski: Tani për tani nuk ka arsye për shtrenjtimin e energjisë elektrike për amvisëritë

Kryetari i Komisionit Rregullator Energjetikë, Marko Bislimoski, thotë se nuk sheh arsye për shtrenjtimin e energjisë elektrike për amvisëritë, edhe pse çmimi në bursat botërore është rritur nga 140 deri në 150 euro për megavat/orë dhe u shpreh se çmimi aktual do të mbetet të paktën deri në fund të dhjetorit, transmeton Portalb.mk.

“Tani për tani nuk shoh arsye për korrigjime në çmimin e energjisë elektrike dhe nuk ka arsye të bëhet asnjë lloj panike. Qytetarët duhet të jenë të qetë sepse Sh.A EMV mbulon plotësisht tregun dhe siguron sasitë e nevojshme të energjisë elektrike për furnizuesin universal me çmim prej 36 euro për megavat në orë”, tha Bislimoski në një deklaratë për MIA-n.

Ai theksoi se çmimi i energjisë elektrike përherë përcaktohet në qershor dhe vlen të paktën deri në fund të dhjetorit, ndërsa më pas shpallet tender i ri për furnizimin me energji elektrike për nevojat e tregut të rregulluar.

“Në tenderin e ri Sh.A EMV përsëri do të ketë ofertë për furnizimin e furnizuesit universal të energjisë elektrike dhe nuk mendoj se mund të priten ndryshime”, tha Bislimoski.

Për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në berzën botërore është icident dhe se është rezultat i disa faktorëve, mes të cilave edhe spekulimeve, të cilat ndikojnë në tregun e brendshëm.

“Çmimet e berzave po rriten në tregun e lirë, por në parim askund në Evropë nuk ka rritje të kostove të prodhimit, kështu që kjo është kryesisht spekulative. Bëhet fjalë për situatë të rastësishme”, tha Bislimoski.

Ai thekson se KRRE po përpiqet të mbajë furnizuesit dhe u bën presion që të përfundojnë detyrimet e tyre ndaj kompanive që i furnizojnë ato.

“Ka nga ata që garantojnë çmimet, por kemi filluar procedurë për disa prej tyre që u treguan joseriozë dhe anuluan kontratat në mënyrë të paligjshme. Disa kompani kanë probleme me furnizimin me energji elektrike, por për atë, ne si rregullatorë nuk mund ta bëjmë më. Për atë pjesë të lëvizjes është shteti, gjegjësisht Qeveria”, tha kryetari i KRRE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button