Prokuroria thotë se zjarri në Spitalin Modular të Tetovës është shkaktuar nga kablloja e defibrilatorit

Prokuroria Themelore Publike sot ka njoftuar se është kryer analiza e raportit nga ekspertiza e kryer nga Krim-Teknika e MPB-së në lidhje me zjarrin në Spitalin Modular për Kovid në Tetovë, në të cilin humbën jetë 14 persona. Sipas Prokurorisë, e cila mbështetet në provat materiale nga ekspertiza, zjarri është shkaktuar nga defibrilatori, njofton Portalb.mk.

Në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës është dorëzuar Raporti nga ekspertiza e gjurmëve të zjarrit në Spitalin Modular për Kovid në Tetovë, të cilin e ka kryer Sektori për Kontrolle dhe Ekspertiza Kriminalistike-Teknike (SKKT) i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në pajtueshmëri me urdhrin e Prokurorisë së Tetovës, ekspertiza ka konstatuar ekzistimin e gjurmëve të qarkut të shkurtër elektrik, sipas materialit të marrë në vendin e zjarrit, por edhe gjurmëve që janë të rëndësishme për konstatimin e arsyes së shpërthimit të zjarrit në Spitalin Modular, në të cilin humbën jetën 14 persona.

“Nga analiza që u e kryer gjurmëve nga dëmtimet e zjarri, dinamikës së shpërndarjes së zjarrit dhe në bazë të dëmtimeve të inventarit dhe hapësirave, duke i marrë parasysh dhe njohuritë e marra për veprimet para dhe gjatë shpërthimit të zjarrit, ekspertët e kanë konstatuar lokacionin, por edhe arsyen e mundshme për shpërthimin e zjarrit. Me ekspertizën konstatohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një lidhje të shkurtër elektrike në kabllon e defibrilatorit me të cilin është kryer reanimimi i një pacienti në njërën nga dhomat e spitalit. Nxehja e tepërt e kabllos ka shkaktuar djegie në kutinë kyçëse i kabllos vazhdues në të cilin ka qenë i kyçur defibrilatori, një karikues telefoni dhe një aparat tjetër”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se pas paraqitjes së flakëve, personeli mjekësor ka tentuar që ta fik, por zjarri është përhapur shpejtë në tërë objektin, duke u shtrirë në panelet e çatisë, zonat e ulëta të mureve dhe inventarin e spitalit.

“Duke e pasur parasysh se pacientët e hospitalizuar kanë qenë të kyçur në mbështetje të oksigjenit nga furnizuesi qendror, a me atë përqindja e oksigjenit në tërë spitalit ka qenë e zmadhuar, por edhe për shkak të dëmtimit të instalacionit të oksigjenit gjatë zjarrit, zjarri është shpërndarë në tërë objektin për kohë të shkurtër. Ndaj kësaj ka kontribuar edhe fakti që në hapësirën e nënçatisë së objektit nuk ekzistojnë ndarje mes moduleve/hapësirave dhe korridorit, të cilat do të ndihmonin ta ngadalësonin zjarrin”, thonë nga Prokuroria.

Kjo ekspertizë është vetëm një prej provave të siguruara deri më tani. Pritet që në Prokurorinë e Tetovës të arrijnë edhe raportet dhe të dhënat për të cilat Prokuroria ka dhënë urdhra dhe udhëzime dhe deri te institucionet përkatëse dhe ekspertizat të cilat duhet të arrijnë nga kërkesa për ndihmë ndërkombëtare nga ekipi gjerman.

“Pas mbledhjes së provave materiale dhe verbale, do të miratohet vendim prokurial për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, përveç që deri më tani askush nuk është thirrur në përgjegjësi penale, pavarësisht jetëve të humbura askush nuk është thirrur as në përgjegjësi morale.

Më 8 shtator rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Më 10 shtator, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij, Ilir Hasani së bashku me dy drejtorët e spitalit të Tetovës, Artan Etemi dhe Florin Besimi, kanë njoftuar për dorëheqje për arsye morale. Kryeministri Zoran Zaev pas disa ditëve sqaroi se nuk i ka pranuar dorëheqjet dhe se Filipçe, Hasani, Etemi dhe Besimi do të vazhdojnë të jenë në funksion, derisa të mbarojë hetimi.

Më 11 shtator, me mbjelljen e 14 drunjve në Sheshin “Iliria”, u mbajt marsh paqësor i grupit të tifozëve Ballistët dhe qytetarëve të tjerë në nder të 14 viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu spitalin modular për Kovid-19 në Tetovë.

Më 17 shtator në Tetovë u protestua për të kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi në lidhje me zjarrin në Spitalin Modular të Tetovës. Protestuesit e filluan marshimin prej sheshit “Iliria”, vazhduan në Komunën e Tetovës, ku mbajtën fjalim dhe më pas disa prej qytetarëve hodhën drejt objektit me vezë, ndërkaq më pas marshuan drejtë selisë së BDI-së. Katër policë u plagosën lehtë në këto protesta. Përplasjet me policinë shpërthyen pasi disa protestues u përpoqën të arrijnë në selinë e BDI -së, dhe më parë hodhën vezë në ndërtesën e komunës. Për këtë 5 protestues u arrestuan dhe ndodhen në paraburgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button