Pendarovski për vizitë në Greqi, do të takohet me presidenten Sakelaropoulou dhe kryeministrin Mitsotakis

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sot fillon vizitën e tij zyrtare dy-ditore në Greqi. Ai në Pallatin presidencial në Athinë, do të mirëpritet në një ceremoni zyrtare me nderime shtetërore dhe ushtarake nga presidentja Katerina Sakelaropoulou, pas çka do të mbahet takim tet-a-tet midis Pendarovskit dhe Sakelaropoulous dhe takim plenar të delegacioneve të dy vendeve, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski në Athinë do të takohet edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe me kryetarin e Athinës Kostas Bakojanis, informojnë nga kabineti i presidentit.

Në kuadër të vizitës, presidenti Pendarovski do të vendosë kurorë para Përmendoret së ushtarit të panjohur në pllajën para Parlamentit, do të vizitojë Muzeun Benaki, ku është parashikuar shqyrtimi i arkivit të Konstantinos Doxiadis dhe do të realizojë takim me ambasadorin amerikan në Greqi, Jeff Piat.

Gjatë vizitës, presidenti Pendarovski do të shoqërohet nga gruaja e tij, Elizabeta Gjorgievska, e cila në kuadër të programit të zonjave, do të vizitojë Galerinë kombëtare në Athinë e shoqëruar nga Lina Mendoni, ministre e Kulturës dhe Sporteve në Republikën greke.

Vizita zyrtare e presidentit Pendarovski në Republikën Helene është vizita e parë historike që do të realizohet në nivelin më të lartë mes dy vendeve.

Përndryshe, pas intensifikimit të bisedimeve, dy kryeministrat Zaev dhe Cipras, u kyçën për t’i zgjidhur dhe çështjet më kompleske dhe të njëjtit arritën marrëveshje, të cilën e nënshkruajtën më 17 qershor të vitit 2018-të në Prespë, në prani të Nimicit dhe përfaqësuesve të BE-së, Johanes Han dhe Federika Mogerini. Sipas marrëveshjes Maqedonia do ta ndërronte emrin dhe do të quhej Maqedonia e Veriut, ndërkaq në aspektin e historisë, shteti ynë duhej të hiqte dorë nga heronjtë e lashtë grek, të cilët ishin përvetësuar dhe përshkruar si heronj maqedonas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button