RMV, disa gjykata në rajonin lindor punojnë me minimumin bazë prej tre gjyqtarëve

Ka gjykata, si ajo e Delçevës, Berovës dhe Vinicës, të cilat punojnë me vetëm tre gjyqtarë, që është minimumi bazë për të ekzistuar një gjykatë themelore. Nëntë gjyqtarë gjykojnë në gjykatën e Koçanit, njëri prej të cilëve është deleguar në Gjykatën Themelore në Vinicë. Puna me numër të reduktuar të gjyqtarëve ose minimumin bazë, a pasqyrohet në punën me lëndët? Raporti i Këshillit Gjyqësor për vitin 2020, i cili vëren se për shkak të mungesës së gjyqtarëve në gjashtë gjykata në vend, ka ngecje të madhe të përpunimit të lëndëve, shkruan Vërtetmatës.

 

Shkruan: Vesna Kollovska

Në seancën e Këshillit Gjyqësor më 23 shtator të këtij viti, gjyqtarja e Gjykatës Themelore nga Shtipi, Nevena Perica, është dërguar përkohësisht për të kryer funksionin gjyqësor në Gjykatën Themelore në Delçevë, për periudhë 6 mujore. Kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë që nga Gjykata Themelore e Shtipit delegohet një gjyqtar në disa nga gjykatat më të vogla në rajon. Me këtë të fundit, Gjykata Themelore në Shtip mbetet me 12 gjyqtarë që veprojnë në lëndë, nga numri i kërkuar prej 19 gjyqtarësh, sipas sistemimit. Në këtë gjykatë punojnë dy gjyqtarë të tjerë, njëri prej të cilëve është kryetar, ndërsa funksioni i gjyqtarit të dytë është pezulluar, derisa është anëtar i Këshillit Gjyqësor.

Gjykata Themelore e Shtipit me departament në Probishtip është gjykata më e madhe primare në rajonin lindor, por viteve të fundit ka ndodhur që herë pas here të delegohen gjyqtarë në gjykatat më të vogla komunale. Për momentin ka gjykata, si ajo e Delçevës, Berovës dhe Vinicës, të cilat punojnë me vetëm tre gjyqtarë, që është minimumi bazë për të ekzistuar një gjykatë themelore.

Nga tre gjyqtarë ka në secilën prej gjykatave në Berovë, Delçevë, Shën Nikollë dhe Vinicë. Nëntë gjyqtarë gjykojnë në gjykatën e Koçanit, njëri prej të cilëve është deleguar në Gjykatën Themelore në Vinicë. Gjyqtari i deleguar në Berovë është Ilija Stojanov nga Gjykata Themelore e Strumicës, i cili do të qëndrojë atje deri vitin e ardhshëm, kur edhe del në pension. Në Vinicë, në Gjykatën Themelore, ushtruesi i detyrës së kryetarit të gjykatës është një gjykatëse, vendi i të cilës pezullohet në Gjykatën e Apelit në Shtip.

Kjo situatë tregohet edhe në Raportin e Progresit të BE-së për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020 në fushën e drejtësisë:

Mbetet thelbësore të sigurohet vlerësim adekuat i nevojave, veçanërisht në prokurori, dhe të miratohen strategji të burimeve njerëzore të bazuara në dëshmi, që aktualisht janë duke u përgatitur. Është po aq e rëndësishme të sigurohet staf adekuat, i cili përfshin bashkëpunëtorë profesionistë dhe sigurimin e fondeve për rinovimin dhe mirëmbajtjen e duhur të infrastrukturës IT në gjyqësor. Zbatimi i strategjisë së IT-së për sektorin e drejtësisë varet kryesisht nga ndihma dhe financimi i huaj. Tre punonjës të rinj të IT-së u punësuan në zyrën e prokurorit publik, por asnjë në gjykata. Punësimi i stafit të IT-së është i vështirë për shkak të pagave jokonkurruese. Nevojiten përpjekje për të përmirësuar më tej përdorimin e zgjidhjes alternative të kontesteve, përfshirë përmes dhomave përkatëse. Numri i rasteve të ndërmjetësimit ka rënë vitet e fundit, veçanërisht në lidhje me kontestet e punës.

GRUMBULLIMI I LËNDËVE

Puna me numër të reduktuar të gjyqtarëve ose minimumin bazë, a pasqyrohet në përpunimin e lëndëve? Kjo pyetje qëndron në Raportin e Këshillit Gjyqësor për vitin 2020, ku vërehet se për shkak të mungesës së gjyqtarëve në gjashtë gjykata në vend, ka një numër të madh të lëndëve.

Nga tetë gjykatat themelore, që veprojnë në fushën e Gjykatës së Apelit – Shtip, gjysma (katër) nuk kanë arritur të kapërcejnë fluksin e lëndëve të reja dhe konsiderohen të vjetruara. Gjykata Themelore – Strumicë ka pjesën më të madhe të lëndëve, me 627 raste, ndërsa Koçani, Radovishi, Dellçeva dhe Vinica janë ende në listën e gjykatave të pa përditësuara.

Vitin e kaluar trembëdhjetë gjyqtarë janë deleguar për të punuar në gjykata tjera.

Midis këtyre trembëdhjetë gjyqtarëve, për të kryer përkohësisht funksionin janë dërguar si gjyqtarë në Berovë, Vinicë, Dellçevë, Krushevë, Negotinë.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiqdeklaroi se problemi me mungesën e gjyqtarëve zgjidhet me delegim, pra rishpërndarje të përkohshme të punës në gjykata të tjera, derisa të dalë gjenerata e re nga Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë.

Për zgjedhjen e gjyqtarëve ose prokurorëve duhet të pritet gjenerata e re, e cila duhet të përfundojë në qershor ose në fund të vitit të ardhshëm shkollor dhe vjeshtën e ardhshme, kështu që në shtator-tetor 2022 ata do të jenë në gjendje të zgjidhen gjyqtarë ose prokurorë publikë. Bëhet fjalë për 60 kandidatë. Deri atëherë, nuk kemi asnjë mënyrë për të zgjedhur gjyqtarë të rinj. Deri atëherë, gjykatat do të duhet të merren me numrin e lëndëve dhe vëllimin e punës duke e organizuar punën në marrëveshje me Këshillin Gjyqësor dhe departamentet e apelittha Mariçiq.

Ministri i Drejtësisë thotë se qeveria është në dijeni të këtij problemi, megjithatë, ligji është i tillë që vetëm të diplomuarit nga Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë mund të emërohen në pozicionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në Kriva Pallankë nuk ka prokuror për 12 vjet, në vende të tjera gjithashtu nuk ka numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve, gjegjësisht ka një ose asnjë gjyqtar. Në fakt, unë mendoj se Këshilli Gjyqësor tani ka bërë zgjedhje, këtë verë, gjashtë gjyqtarë të rinj nga gjenerata e fundit e akademikëve të cilët ende nuk janë zgjedhur dhe disa prej tyre janë deleguar në Berovë, disa prej tyre janë deleguar në Krushevë, kështu që Këshilli Gjyqësor kujdeset për mbushjen e këtyre vendevethotë ministri i Drejtësisë Mariçiq.

Raporti i Komisionit Evropian për efikasitetin e drejtësisë (SEREJ) nga viti 2016, vëren se Maqedonia e Veriut me 24.37 gjyqtarë për 100 mijë banorë ka numër më të madh gjyqtarësh për kokë banori sesa mesatarja e SEREJ, e cila është 21.5. Megjithatë, nga viti 2016 e deri më tani,  numëri i gjyqtarëve ka rënë, pjesërisht për shkak të shkarkimeve nga Këshilli Gjyqësor, dhe pjesërisht për shkak të daljes në pension. Që nga përgatitja e raportit të Komisionit Evropian mbi efikasitetin e drejtësisë, deri tani në vitin 2021, 60 gjyqtarë kanë dalë në pension.

DELEGOHEN, POR EDHE SHKARKOHEN

Raporti i BE-së vëren se në përputhje me kuadrin e ri ligjor, Këshilli Gjyqësor ka ndryshuar sistemin e emërimit dhe promovimit dhe ende nuk ka miratuar kritere cilësore për vlerësimin profesional të gjyqtarëve. Në periudhën e raportit, Këshilli Gjyqësor emëroi 28 gjyqtarë dhe 16 kryetarë gjykatash dhe lejoi 32 gjyqtarë në pension të kryejnë detyrat e tyre për një vit shtesë. Këshilli i Prokurorëve Publik caktoi 18 të diplomuar të Akademisë për Trajnimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë për të shërbyer si prokurorë në Prokuroritë Themelore Publike, emëroi drejtues të katër Prokurorive Publike Themelore dhe lejoi 12 prokurorë në pension të kryejnë detyrat e tyre për shkak të mungesës së stafit. Të dy këshillat emëruan 31 nga të diplomuarit e gjeneratës së 37-të të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë.

*burimi: Këshilli Gjyqësor i RMV-së

Nga radhët e gjyqtarëve bazë nga zona e Apelit në Shtip, në periudhën e ardhshme gjyqtarë të rinj të apelit do të duhet të zgjidhen në vend të dy gjyqtarëve të shkarkuar për punë të papërgjegjshme nga Këshilli Gjyqësor në seancën e 26 gushtit të këtij viti. Kryetari i Gjykatës Themelore në Shtip, Gjorgji Andonov, na konfirmoi se ka mungesë të gjyqtarëve në punën e tyre të rregullt.

Duke pasur parasysh se numri aktual i gjyqtarëve që veprojnë në lëndë është më i vogël se numri i kërkuar i përcaktuar, si dhe se gjyqtarët kanë një numër të madh të lëndëve për të punuar, duke pasur parasysh kompetencën e zgjeruar reale të Gjykatës Themelore Shtip, si dhe në në përputhje me Ligjin për Gjykatat, GJTH Shtip është kompetente për zonën ekomunave Shtip, Probishtip dhe Karbinci, është reale të theksohet se numri aktual i gjyqtarëve nuk është i mjaftueshëm që të gjitha rastet dhe procedurat gjyqësore të përfundojnë vërtet shpejt , me efikasitet dhe me cilësithotë Andonov për “Vërtetmatësin.

Dy dekadat e fundit ka ndryshuar gjithashtu struktura e lëndëve në gjykatat primare, të cilat gjithnjë e më shumë kanë raste të mëdha të korrupsionit, krimit dhe të ngjashme. Në rastin e Gjykatës Themelore në Shtip, siç thekson kryetari Andonov, struktura e lëndëve varet nga dorëzuesi, gjegjësisht Prokuroria Publike dhe personi juridik apo fizik.

Numri i lëndëve në çdo fushë, përfshirë fushën penale, varet nga numri i akuzave të ngritura në gjykatë. Fusha penale dominohet nga rastet penale për vjedhje dhe narkotikë, zona e kundërvajtjes – kundërvajtje të natyrës së trafikut, ndërsa nga fusha civile rastet e marrëdhënieve të punësthotë Andonov.

Në pjesën e reformave, Gjykata Themelore në Shtip vazhdimisht ka njoftuar digjitalizimin, ku gjykimet do të mund të zhvillohen online. Gjykata Themelore nga Shtipi është në pilot-projektin e pesë gjykatave duke pajisur pesë salla gjykimi për gjykime online. Kryetari Andonov thotë se po bëhen përpjekje për të rritur transparencën e proceseve gjyqësore dhe gjykatave, aq sa lejojnë kushtet.

Sa i përket standardeve të BE -së, në GJTH Shtip janë zbatuar të gjitha proceset që nënkuptojnë përmbushjen e atyre standardeve, dhe të cilat janë të parapara me rregullore ligjore dhe të tjera. Gjithashtu po bëhen përpjekje për të rritur transparencën e proceseve gjyqësore dhe gjykatave, për aq sa lejojnë kushtet – përmes ditëve të hapura për qytetarët, studentëve dhe nxënësve, përmes informimit në ueb-faqe të gjykatës e cila është pjesë e portalit të gjykatave në nivel shtetëror. Si dhe përmes komunikimit të përditshëm me mediat, qoftë përmes zëdhënësit të gjykatës, komunikatave, deklaratave apo formave tjera, thotë Andonov.

Nevoja për të vazhduar zbatimin e plotë të parimeve të pavarësisë dhe transparencës theksohet gjithashtu në Raportin e BE -së, i cili thotë se “mbetet e rëndësishme të sigurohet se gjyqësori mbrohet nga çdo rrezik apo perceptim nga ndërhyrjet politike politike”.

 

 

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button