RMV, rreth 300 organe të fshehura shtetërore me drejtorë, makina dhe borde thithin para nga buxheti, ndërsa askush nuk e di çfarë punojnë

Ushtri administratorësh janë futur në agjenci dhe organe shtetërore, emrat e të cilëve edhe ata që i kanë shpikën për t’i shumëzuar si bari i këq, nuk mund t’i lexojnë, e lëre më t’i shqiptojnë. Rrallë kush e dinë se çfarë bëjnë dhe nëse shkojnë në punë, ndërsa edhe ata që shkojnë në punë, me propozim ligjin e ri, në vend të 40 orëve në javë si njerëzit e zakonshëm, do të punonin 36 orë, transmeton Portalb.mk.

Duke e parë Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mund të shihet se për të gjithë ka zëra të veçantë për para. Sektori privat, i cili mban mbi kurriz këta punonjës të organeve dhe agjencive shtetërore me emra të çuditshëm, duhet t’i dijë të gjithë që i ushqen.

Duke kaluar nëpër Shkup, mund të hasen tabela me emra të çuditshëm. Agjencia Kombëtare për Teknologjitë Bërthamore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarrësisë janë vetëm një nga dhjetëra organet e trilluara që mbijnë si kërpudha me çdo qeveri të re.

Ishim shumë të interesuar, për shembull, se çka punojnë këto dy agjenci. Pse askush nuk ka dëgjuar për rezultatin e punës së tyre? Sa larg jemi me termocentralin bërthamor? Të dyja janë të vendosura në godinën e vjetër të Bankës Komerciale në Shkup. Ne nga SDK u ndalëm në korridor dhe pritë tre orë që dikush të hynte ose të dilte nga këto dy dyer. Askush nuk pëshpëriti, asnjë hije nuk kaloi as te “bërthamorët” as te “sipërmarrësit”.

Ndër ata që thithin nga buxheti i shtetit është Agjencia e Emigrimit. Që kur ka është themeluar, nga Maqedonia kanë emigruar midis 250.000 dhe 400.000 qytetarë. Dëshmi se këta punonjës në agjenci “mbyten” duke punuar, është se qytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, presin deri në një vit për një pasaportë të Maqedonisë. Rreth 6 muaj për të regjistruar e pastaj laptopi tl vijë me aeroplan, për të bërë fotografinë në një nga ambasadat, dhe po aq derisa të marrin pasaportën. Dhe ndërkohë duhet të mungojë në punë, të humbasin mëditjet dhe të pushohen nga puna dhe natyrisht të bëjë shpenzime të mëdha udhëtimi në ambasada.

Askush nuk e di se cila është dobia nga Agjencia e Emigrimit dhe pse, në fakt, ajo ekziston dhe merr para nga qytetarët, përveç emërimit të drejtorit të partisë (zakonisht nga partitë më të vogla të koalicionit për të pastruar pazarllëqet).

Për të justifikuar ekzistencën e këtyre institucioneve për strehimin e kuadrove partiake, shpiken emrat dhe kategorizimet e tyre. Disa janë organe në kuadër të qeverisë, disa janë në ministri, disa janë komisione, disa janë organe të pavarura, disa janë inspektorate… Nuk mund të kuptohet kush është për çfarë dhe pse, në cilën kategori i përket.

Për shembull, ekziston një Ministri e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komunitare, ndërkohë që edhe Agjenci për Realizim të të Drejtave të Komunitetit.

Pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, janë shpikur dy trupa me të njëjtin emër për të njëjtën gjë, vetëm njëri quhet agjenci, tjetri inspektorat. Është Agjencia për aplikimin e gjuhës që e flasin të paktën 20 përqind e qytetarëve të RMV dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve dhe për fillim, punëson 21 persona me një buxhet solid për vitin 2021.

Në përgjithësi, për të gjitha institucionet e padukshme dhe të dyshimta të dobishme që hanë paratë e qytetarëve, profesori Borçe Davitkovski nga Departamenti i së Drejtës Administrative dhe Administratës Publike nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” thotë se ato janë formuar në mënyrë të paligjshme. Në kundërshtim me ligjin, nga 13 inspektorate që janë shtylla të ministrive, me ligje të veçanta vitet e fundit janë bërë 32.

“Ka inspektorate me dy punonjës dhe një drejtor. Inspektoratet gjuhësore, agjencitë ushqimore, sportet, gjithçka. Të gjitha janë bërë me lex specialis. Të gjitha këto janë organe të përbëra nga ligje të vogla. Nuk janë në përputhje me Ligjin për organizimin dhe mënyrën e punës së organeve administrative, siç janë Inspektorati i punës, i arsimit dhe të tjerët, me të gjitha objektivat e përcaktuara”, tha profesori Davitkovski.

Ai thekson se nga 1,240 organet shtetërore që marrin para nga Buxheti, për rreth 250-300 askush nuk e di kush janë, çfarë janë.

“Këta rreth 300 organe të fshehura kanë edhe Borde Drejtuese, Bordet Mbikëqyrëse, drejtorë, makina, para, por askush nuk e di se ku janë. Askush nuk mund t’i gjejë ata”, tha Davitkovski.

Edhe pse inspektoratet janë në kuadër të ministrive, të cilat janë të shënuara në faqet e tyre zyrtare, janë në rregull dhe kanë të gjitha pamjet, siç do të thoshte Davitkovski, ende ka trillime dhe absurditete serioze.

Për shembull, nën Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përveç Inspektoratit shumë të rëndësishëm Shtetëror për Mjedis Jetësor, ekziston një kopje e quajtur Shërbimi për Mjedis Jetësor dhe, një më i çuditshëm, Shërbimi i Sistemit të Informacionit Hapësinor.

Më mirë nuk është as në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e cila përveç organeve normale, ka dy paralele: Drejtoria për Farëra dhe Materiale të Farave për tërë bimën.

Përveç këtyre institucioneve, ka rreth 120 ndërmarrje shtetërore në vend, të menaxhuara nga qeveria qendrore ose 81 njësi të qeverisjes vendore. Ata punësojnë rreth 8,600 njerëz. Nuk ka regjistër të publikuar, dhe nuk mund të gjenden informacione të plota për të gjitha ndërmarrjet shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button