RMV, ueb-faqet komunale janë “me lidhje të dobët” me qytetarët

Autoritetet lokale duhet në mënyrë proaktive të publikojnë sa është më shumë informata që është e mundur në ueb faqet e komunave, për shkak se kohëve të sotme, ato janë burimi kryesor i informatave për cilësinë e qeverisjes. Kushtet e reja të jetës, të imponuara nga pandemia me kovid-19 krijojnë nevojën që autoritetet lokale të publikojnë sa më shumë të dhëna dhe në vazhdimësi të punojnë në krijimin e kanaleve të reja për dialog dhe bashkëpunim me qytetarët dhe palët tjera të interesuara, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Me këtë rekomandim për komunat, u adresua Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis në raportin e vet “Vlerësim i qeverisjes së mirë në vetëqeverisjet lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet Indeksit të dukshmërisë” për vitin 2021.

Hulumtimi është në kuadër të projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare, me të cilin është bërë vlerësim i gjendjes së qeverisjes së mirë në periudhën nga 1 qershor dhe 15 korrik 2021, ndërsa i ka përfshirë të gjitha 80 njësitë e vetëqeverisje lokale (NJVL), përkatësisht komunat dhe Qytetin e Shkupit.

Raporti nga hulumtimi tregon që të gjitha komunat kanë ueb-faqe funksionale, mirëpo pjesë e konsiderueshme e tyre janë zhvilluar në nivel shumë të ulët, një pjesë nuk janë në domenin gov.mk, ndërsa një pjesë tjetër nuk i plotësojnë kërkesat për siguri kibernetike.

Fondacionit Metamorfozis rekomandon që një pjesë e komunave ta përmirësojnë cilësinë e ueb-faqeve të tyre dhe t’i bëjnë më të përshtatshme për shfrytëzuesit. Pjesë e madhe e ueb-faqeve të komunave ende nuk i përmbajnë informatat themelore që kërkohen me ligj; pjesë e tyre, siç është komuna Krivogashtani, nuk janë të regjistruara në gov.mk; disa komuna, sikur komuna Ilinden, kanë dy ueb-faqe; një pjesë e ueb-faqeve, sikur komuna Saraj, nuk i plotësojnë kërkesat për siguri kibernetike dhe numër i madh i tyre nuk kanë vegla funksionale për kërkim. Pjesë e komunave nuk i azhurnojnë rregullisht të gjitha versionet gjuhësore në ueb-faqe, përkatësisht informatat nuk publikohen në mënyrë konzistekte dhe nuk janë në dispozicion në të gjitha gjuhët zyrtare të komunës.

Komuna Krivogashtani me edukim të ulët digjital të popoullatës dhe përdorim më të vogël ueb-faqes

Komuna Krivogashtani është përmendur si shembull për komuna  që nuk ka ueb-faqe të regjistruar në domenin zyrtar gov.mk. Por, siç janë punët, kjo komunë rural, pjesën më të madhe të komunikimit të vet dhe të informimit të qytetarëve e bën nëpërmjet rrjeteve sociale ose nëpërmjet telefonit, ndërsa ueb-faqja është më pak e përdorur dhe e hapur nga qytetarët sa u përket formave tjera të komunikimit dhe kërkimit të shërbimeve, sqaron Nikollçe Papuçkoski, bashkëpunëtor për ZHLE dhe partneritet në komunën Krivogashtani, i cili, krahas obligimeve tjera është i angazhuar për digjitalizimin, për ueb-faqen dhe profilet e komunës në rrjetet sociale.

“Komuna Krivogashtani është komunë rurale, kryesisht me populate të moshuar, ndërkaq edhe pse ka mbulim me internet nga dy provajderë të mëdhenj dhe dy të vegjël kabllovikë për internet, megjithatë përqindja e edukimit digjital është mjaft e ulët. Një pjesë më e madhe e popullatës merret me bujqësi dhe blegtori, ndërsa përbëhet nga gjeneratat më të moshuara, meqë të rinjtë ose shpërngulen jashtë shtetit ose ka migracion të brendshëm, më së shpeshti drejt Shkupit… Prandaj edhe komunikimi më tepër zhvillohet nëpërmjet rrjeteve sociale, nëpërmjet faqes së Fejsbukut, nëpërmjet e-postës, ndërsa më së shpeshti, meqë jemi komunë e vogël – më pak se 5.000 banorë, pra, pak a shumë 80% e popullatës njihemi– kryesisht edhe nëpërmjet telefonit i njoftojmë qytetarët për disa ngjarje ose procedura dhe kjo është shumë e suksesshme”, deklaroi ai për “Meta”.

Komuna Krivogashtani në Raportin e “Metamorfozis” ka dukshmëri totale prej 17%.

Pasi që, për shkak të obligimeve të papaguara, komuna e ka humbur domenin gov.mk, e kanë gjeneruar ueb-faqen ekzistuese. Ajo është në domenin .com dhe nikoqiri është server i huaj, ndërsa edhe adresat që i përdorin të punësuarit në komunë janë të shërbimeve falas, për shkak se me humbjen e domenit zyrtar, janë humbur edhe e-mail adresat në atë domen.

Megjithatë, thotë Papuçkoski, ka kohë që çdo informatë, njoftim ose akt i ri publikohen në këtë ueb faqe, për të cilët, thonë që dëshirojnë të mundësojë shërbim të plotë elektronik për qytetarët.

“Unë dhe një kolege tjetër jemi të angazhuar rreth publikimit të përmbajtjeve në ueb-faqen, ndërsa tani për shkak të vështirësive të caktuara, nuk mund të japim shifrën e saktë se sa është shfrytëzimi i ueb-faqes, mirëpo nga përvoja mund të themi që është shumë pak në krahasim me komunikimin nëpërmjet e-mailit, faqes Fejsbuk… Ndërsa aty kemi edhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, si dhe në pjesë të madhe, komunikim nëpërmjet telefonit ose të drejtpërdrejtë. Ta përsëris, niveli i edukimit informativ është relativisht i ulët dhe pavarësisht që i ofrojmë thuajse të gjithë formularët dhe shërbimet, jemi përpjekur dhe kemi siguruar servis të plotë elektronik, kryesisht puna me qytetarët bazohet në kontakt të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet Fejsbukut. Mirëpo ka edhe qytetarë, megjithëse në numër të vogël, të cilët dinë të shkarkojnë ndonjë formular nga faqja, por shumë më shpesh ose të na kërkojnë me telefon ose e-mail ndonjë shërbim, të paguajnë në mënyrë elektronike, kurse pastaj ne ta dërgojmë formularin elektronik të cilin e kërkon pala”, sqaron ai.

Përndryshe, nuk është e lakmueshme as situata në vetë administratën e komunës. Papuçkoski sqaron që pjesa më e madhe e teknikës që përdoret nga administrata e komunës është fituar nëpërmjet projekteve të ndryshme në të cilat kanë bashkëpunuar të punësuarit e komunës, ndërsa për ndihmë për blerje të kompjuterëve, printerëve, skanerëve, fotoaparateve shpesh drejtohen tek ambasadat në vend.

Megjithatë, siç thotë ai, kanë bërë përpjekje për t’i thjeshtësuar punër për popullatën dhe për pronarët e pronave, disa jashtë vendit, disa në Shkup dhe qytetet tjera të mos detyrohen të vijnë në komunë për ndonjë shërbim ashtu që kanë inkorporuar pagesë elektronike, mirëpo për momentin nuk është aktivizuar.

“Para disa kohe në bashkëpunim me një prej bankave vendase, në ueb-faqen tonë kemi vendosur edhe portal për pagesë elektronike me kartela pagesore, përkatësisht sistem për pagesë të sigurt të cilin e menaxhon banka, mirëpo nuk ai përdoret. Njerëzit nuk kanë besim në atë formë të pagesës. Sa do që të jemi në vijë me teknologjinë, pranimi i këtyre gjërave nga ana e popullatës është i dobët, por unë jam optimist që për 5-10 vite, kur vetë struktura demografike do të ndryshojë, do të mund të ndryshohet edhe puna”, sqaroi Papuçkoski.

Ai sqaroi edhe se kanë fituar ofertë për ta kthyer faqen e komunës në gov.mk nëse paguhet borxhi i mbetur. Por, thotë që kjo tani është në duart e personave dhe organeve të udhëheqësisë.

Për përmirësim të ueb-faqeve duhet të angazhohet edhe pushteti qendror

Komunat duhet ta rrisin transparencën në punën e tyre, ndërsa veçanërisht publikimin e të dhënave lidhur me vendimet që i miratojnë kryetari i komunës dhe këshilli, dokumentet strategjike dhe të planeve, dokumentet për monitorim dhe matje të efektivitetit të politikave dhe të dhënat lidhur me punën financiare. Ueb-faqet e komunave duhet të jenë të zhvilluara në nivel të lartë që të paraqesin vegël funksionale dhe të dobishme për vizitorët. Ato duhet t’i plotësojnë kërkesat për siguri kibernetike dhe të jenë të adaptuara me nevojat e shfrytëzuesve, theksohet në raportin e fondacionit “Metamorfozis”.

Për disa nga problemet që paraqiten lidhur me ueb-faqet e komunave mbase nuk ka mjaftueshëm kapacitete në administratën e komunës, ose edhe para, ashtu që kjo e imponon nevojën që të kyçet edhe pushteti qendror, thotë Goce Arsovski nga fondacioni “Metamorfozis”.

“Është evidente dhe e logjikshme që komunat me buxhet shumë të vogël ta kenë situatën mjaft më të vështirë kur bëhet fjalë për publikim, azhurnim dhe mirëmbajtje të rregullt të ueb-faqeve. Rregullorja nuk e merr parasysh madhësinë e komunës (numrin e banorëve, popullatën e aftë për punë, etj.) gjatë formulimit të obligimeve dhe detyrave, ndërsa obligimi që ua përcakton të gjithëve është i njëjtë. Prandaj shteti mund t’u ndihmojë komunave më të vogla për ueb-faqe, t’u ofrohet përkrahje dhe ndihmë e vazhdueshme teknike nga instancat më të larta të pushtetit, – për shembull, MSHIA edhe atë nga ngarkimi (upload) i dokumenteve, azhurnimi i sajtit, me vënie të plug-in-eve të ri, për shembull. Veçanërisht duhet të jepet mbështetje në hapjen e pakove të të dhënave – edhe të atyre të detyrueshme, por edhe të atyre që komunat do t’i përcaktojnë si prioritare për qytetarët e tyre”, thotë ai.

Vërejtjet që janë në paraqitur në raportin e “Metamorfozis” tregojnë që përgjithësisht ueb-faqet e komunave janë të kufizuara në funksionalitetin dhe rendimentin e tyre. Shumica e ueb-faqeve nuk janë të lehta për përdorim dhe vizitorët shpesh nuk mund lehtë dhe shpejtë të gjejnë të dhënat e nevojshme. Komunat, përgjithësisht, publikojnë informata të kufizuara për punën e tyre në ueb-faqet. Më së shpeshti publikojnë dokumente bazike për punën e komunës siç janë Statuti, Rregullorja, organogrami, të dhëna lidhur me anëtarët e Këshillit dhe ngjashëm. Shumë numër i vogël i komunave në ueb faqet e tyre publikojnë informata të hollësishme për ndërmarrjet publike dhe punën e tyre.

“Komunat duhet të udhëheqin me shembull – pavarësisht çfarë është sajti i tyre momental, të demonstrojnë përpjekje që do të mundohen të publikojnë informata e dokumente”, apelon Arsovski.

Hulumtimi ka treguar që komunat publikojnë tepër pak të dhëna lidhur me procesin e miratimit të vendimeve nga ana e Këshillit dhe kryetarit të komunës. Shqetëson shifra prej 21 komunave të cilat nuk kanë publikuar të dhëna në lidhje me procesin e miratimit të vendimeve. Kjo është fushë e rëndësishme e cila duhet të përmirësohet për shkak se me qasje më të madhe tek informatat për vendimet e këshillit dhe kryetarit të komunës, njoftim i kohshëm për punën e tyre, qytetarët fitojnë mundësi për t’u kyçur në miratimin e politikave publike në nivel lokal, thekson fondacioni “Metamorfozis”.

Këto të dhëna janë disa nga të dhënat më të rëndësishme të cilat komunat duhet t’i publikojnë rregullisht e me kohë për shkak se drejtpërsëdrejti ndikojnë në cilësinë e jetës së bashkësive lokale dhe mundësojnë monitorim të punës së kryetarit të komunës dhe të këshillit nga ana e qytetarëve dhe palët e interesuara.

Gjithashtu, hulumtimi tregoi që 12 komuna nuk e kanë publikuar buxhetin e komunës në ueb-faqen e tyre. Vetëm 10 komuna kanë publikuar buxhet qytetar, me çka shkurtohet mundësia qytetarët në mënyrë të thjeshtë, nëpërmjet grafikoneve dhe ilustrimeve, ta kuptojnë buxhetin. Komunat nuk publikojnë të dhëna për pagat e funksionarëve dhe për kompensimet e anëtarëve të Këshillit të komunës.

Për përmirësim të gjendjeve, komunat mund të bashkëpunojnë me organizatat qytetare, por edhe të insistojnë për të fituar asistencë nga shteti.

“Komunat, në anën tjetër, për t’u përmirësuar gjendjet, mund të bashkëpunojnë me organizatat qytetare në nivel lokal dhe nacional. Pjesë e komunave tani më kanë zhvilluar bashkëpunim solid, veçanërisht me organizatat qytetare lokale, mirëpo rrallë herë i përfshijnë organizatat kur bëhet fjalë për planifikim strategjik, planifikim të buxhetit, ose për shkëmbim të diturive dhe shkathtësive, për çka organizatat qytetare kanë demonstruar gatishmëri të veçantë. Krahas asaj, komunat mund edhe të bëjnë shtypje për ndihmë dhe përkrahje nga institucionet kompetente – MSHIA, BNJVL, Kuvendi dhe tjera”, thotë Goce Arsovski nga “Metamorfozis”.

Nga Metamorfozis përkujtojnë që mbi 31 njësi të vetëqeverisjes lokale në vend e kanë mbështetur Deklaratën për dukshmëri, përgjegjësi dhe transparencë të vetëqeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut, me të cilën u zotuan që do t’u përmbahen dhe t’i respektojnë parimet dhe principet e dukshmërisë dhe të ndërmarrin aktivitete për përmirësim të vazhdueshëm të politikave të tyre për transparencë dhe inkuadrim të qytetarëve në proceset e miratimit të vendimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button