U dogj një lokal në qendër të Prishtinës

Një lokal në qendër të Prishtinës u përfshi sot nga flakët. Lokali që u dogj gjendet mbi platonë e Hotelit Grand, përkatësisht ndërmjet objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, transmeton REL.

Policia e Kosovës konfirmoi për REL se në ora 13:00 ka pranuar informatë për një zjarr në një lokal në Rrugën Luan Haradinaj.

“Rreth orës 13:30, zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Policia e Kosovës duke shtuar se tashmë janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button