RMV, prej sot filloi konkursi vjetor për projekte të kulturës, për herë të parë aplikimi do të jetë në formë elektronike

Prej sot deri më 6 nëntor është afati për paraqitje në konkursi vjetor për mbështetje të projekteve me interes nacional për kulturën për vitin 2022. Afati i paraqitjes është vazhduar për shkak se këtë vit për herë të parë aplikimi do të zhvillohet në mënyrë elektronike, kumtoi ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë i vëmë fund radhëve të gjata shumëvjeçare të padenja para Ministrisë së Kulturës, për çka ju kërkoj falje me këtë rast. Aplikimi elektronik është bërë në mënyrë sa më të thjeshtë të mundur. Përveç kësaj, kemi bërë trajnime në qendrat për kulturë në më shumë qytete dhe në Qytetin e Shkupit”, informoi ministrja e Kulturës.

Stefoska potencoi se, me aplikim elektronik i gjithë procesi, prej paraqitjes deri në përgatitjen e vendimit, përshpejtohet dhe shkurtohen dy muaj.

“Me dërgimin e aplikacionit, çdo shfrytëzues merr numër të arkivit. Me atë, shmanget rrëmuja para arkivit të Ministrisë së Kulturës, dorëzimi fizik i dokumenteve dhe që është shumë e rëndësishme, koha për evoluimin e paraqitjeve të dorëzuara shkurtohet për 10,000 orë pune, apo për gjithë procesin shkurtohen dy muaj”, tha Stefoska.

Sipas saj, është veçanërisht e rëndësishme që aplikacioni elektroni e eliminon mundësinë e keqpërdorimit, përkatësisht të ndërrohen apo shtohen dokumente pasi të përfundojë aplikimi.

“Me atë e eliminojmë çdo dyshim për sjellje eventuale korruptive”, tha Stefoska.

Ajo informoi se në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës, janë shpallur kushtet e përgjithshme për aplikim për çdo veprimtare dhe me sa projekte mund të konkurrohet. Informoi edhe se është vendosur video – udhëzim për procedurën e aplikimit në gjuhën maqedonase dhe shqipe, ndërsa në dispozicion për sqarim do të jenë edhe persona nga ministria, numrat e të cilëve janë të publikuar në ueb – faqen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button