Zgjedhjet do të kalojnë, por faza e parë e tenderit për pishinën në Çair nuk do të përfundojë

Tenderi për ndërtimin e katër pishinave, në mesin e të cilave është paraparë edhe ndërtimi i pishinës në Komunën e Çairit, nuk ka përfunduar ende, ndërsa përfundimi i fazës së parë nuk mund të pritet të paktën deri në këtë muaj. Pra, edhe këto zgjedhje do të kalojnë pa filluar projekti për pishinën i cili u premtua në zgjedhjet e kaluara lokale nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. 

Nga Agjencia për Rini dhe Sport, thanë për Portalb.mk se procedura për tender është në rrjedh e sipër. Afati për pranimin e ofertave përfundon më 12 tetor, megjithatë më pas vijojnë procedurat e tjera për shqyrtimin e ofertave dhe mbledhjen e dokumenteve, për çka nevojitet kohë.

“Procedura është në rrjedhë. Edhe disa ditë duhet të përfundojë pjesa e parë e procedurës së tenderit, për mbledhjen e dokumenteve. Pas asaj vijojnë procedurat tjera, ankandi elektronik dhe kështu me radhë. Do të thotë ende vazhdon procedura, faza e parë e procedurës së tenderit është në rrjedhë. Ajo duhet të përfundojë deri më 12 tetor, pas asaj ka disa ditë për mbledhjen e dokumenteve dhe më pas, ata që i plotësojnë dokumente në ankand elektronik”, thanë kjo agjenci.

Prej aty nuk u shprehën shumë optimist se këto procedura mund të përfundojnë deri në fund të këtij muaji.

“Varet nëse ka ankesa, afati i ankesave duhet të respektohet 8 ose 9 ditë. Nëse ka ankesa mundet të zgjasë edhe më shumë se deri në fund të muajit”, thanë nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Tenderi për ndërtimin e 4 pishinave, ku bën pjesë edhe ndërtimi i pishinës në Komunën e Çairit është shpallur në fund të muajit gusht. Procedura e tenderit, sipas ligjit, shpallja publike zgjatë minimum një muaj, por nevojitet periudhë shtesë për shqyrtimin e dokumenteve, sjelljen e vendimit, nënshkrimin e marrëveshjeve.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2017, në kontratën e tij me të cilën fitoi votat e qytetarëve, premtoi se do të ndërtonte pishinë me fushëlojë sportive të hapur. Për këtë projekt, ai premtoi edhe një buxhet prej 83,945,350 denarë. Megjithatë, edhe përkundër këtyre premtimeve, Ganiut nuk i mjaftuan katër vite që të ndërtonte pishinën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button