Shkëndija u rikthehet fitoreve

Shkëndija më në fund i është rikthyer rezultatit pozitiv, duke mposhtur Dritën e Bogovinës me rezultat 2-1 në stadiumin e qytetit në Tetovë. 

Pas një serie negative dhe problemeve brenda klubit tetovar, Shkëndija sot arriti të grumbulloi tre pikshin e parë për vitin 2013. Të parët në avantazh arritën kuq e zinjët duke shënuar që në minutën e 11 me anë të Cuculit. Në minutën e 39′, Drita barazon me anë të Stankovic, i cili ishte edhe epilogu i pjesës së parë. Në minutën 62′ shënon kapiteni i Shkëndijës, Muhamed Huseini për 2-1 i cili doli edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes. 

Shkëndija me këtë tre pikësh sadopak do të rit moralin për të vazhduar më tej drejt synimit për të siguruar një vend në garat europjane. 

Lajme të ngjashme

Back to top button