RMV, rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës, vendosi që nga sonte pas mesnate të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në RMV. Dizeli do të shtrenjtohet për 2 denarë, ndërsa benzina për 1.5 denarë, transmeton Portalb.mk.

Nga sonte pas mesnate një litër EuroSuper Bs-95 do të shitet për 73.50 denarë, një litër EuroSuper Bs-98  do të kushtojë 75.50 denarë, ndërsa një litër dizel do të shitet për 65 denarë për litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të zvogëlohet për 0,50 denar dhe do të kushtoj 64,50 denarë, derisa mazuti do të rritet për 1.351 denarë dhe do të kushton 41,131 denarë për kilogram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button