Filipçe: Dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët pa dallim moshe dhe sëmundjeve kronike

Rekomandimi i Komitetit për imunizim është që përveç kategorive të qytetarëve mbi 60 vjeç, dozën e tretë të vaksinës ta marrin edhe qytetarët tjerë pa dalim moshe dhe pa dallim nëse kanë ose jo sëmundje kronike, e që janë në rrezik të konsiderueshëm për shkak të kontakteve në rritje për shkak të llojit të punës dhe vendit të punës dhe janë në rrezik të lartë për tu sëmurur me virusin kovid 19. Këto janë rekomandime që pasojnë rekomandimet e vendeve të tjera evropiane dhe Shteteve të Bashkuara, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një deklaratë për mediat, transmeton Portalb.mk.

Deri më 2 tetor, në vend janë vaksinuar gjithsej 789.802 qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 734.023 qytetarë. Dozën e tret të vaksinës deri tani e kanë marrë 329 persona. Mbi 47% e popullsisë së rritur në vend kanë marrë një dozë vaksine dhe 44% janë rivaksinuar. Në territorin e të gjithë vendit nga numri i përgjithshëm i popullsisë 38.2%  kanë marrë një dozë vaksine. Sipas komunave, më shumë të vaksinuar – me dy doza mbi 18 vjeç: Vevçani 72.3%; mbi 60% Gjevgjeli, Demir Kapi, Kavadar, Negotinë, Ohër; Mbi 55% – Rosoman, Resnjë, Dojran, Debarcë, Bogdanc, Manastir dhe Berovë; Nën 30% Likovë, Makedonska Kamenica, Novo Sellë.

Momentalisht disponojmë 260.000 doza vaksine nga prodhuesi Pfizer, 45.000 doza vaksine Sinovak dhe 100.000 doza nga vaksina Astra Zeneka. Duke filluar nga sot, vaksinimi në kryeqytet zhvillohet në 7 Poliklinikat edhe atë me dy ndërrime punojnë poliklinikat në Bukuresht, Jane Sandanski dhe Çair. Në një ndërrim punojnë poliklinikat në Gjorçe Petrov, Draçevë, Hasanbeg dhe Shuto Orizare. Qytetarët kudo, pa termin, mund të marrin vaksinë, rivaksinë ose dozën e tretë.

Analiza e fundit personave pozitiv, të hospitalizuar dhe rasteve të vdekjeve nga vaksinimi edhe njëherë konfirmon edhe faktin e efektivitetit të vaksinave. 77% e rasteve të reja dhe 79% e të hospitalizuarve me kovid 19 janë të pavaksinuar, deri 85% e vdekjeve në periudhën nga 6 gushti deri më 26 shtator ishin të pavaksinuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button