fbpx

Vdiq në aksident trafiku autori i karikaturës së profetit Muhammed

Karikaturisti suedez Lars Wilks, i cili pikturoi profetin Muhammed me trupin e një qeni, vdiq gjatë një aksidenti me makinë, raportuan mediat lokale, transmeton Portalb.mk.

Karikaturisti po udhëtonte me një makinë civile të policisë, e cila u përplas me një kamion pranë qytetit Markarid në Suedinë jugore. Vdiqën edhe dy policë, ndërsa u plagos shoferi i kamionit.

Wilkes, 75 vjeç, raporton BBC, jetonte nën mbrojtjen e policisë për shkak të kërcënimeve të shumta me vdekje që mori pas publikimit të karikaturës.

Policia suedeze nuk zbuloi identitetin e të vdekurve, por partneri i Wilkes konfirmoi vdekjen e tij për gazetën “Dagens Nyheter”. Në deklaratën e policisë thuhet se nuk është ende e qartë se si ndodhi përplasja, por inspektimet fillestare nuk treguan asnjë qëllim.

Karikatura e botuar në vitin 2007, ofendoi shumë muslimanë, të cilët e konsideruan blasfemi. Kjo shkaktoi zemërim dhe bëri që kryeministri i atëhershëm Fredrik Reinfeldt të takohej me ambasadorë e 22 vendeve myslimane në përpjekje për të zbutur tensionet. Al Kaeda ofroi shpërblim prej 100.000 dollarëve për vrasjen e Wilkes.

Në vitin 2015, karikaturisti ishte pjesë e një debati mbi fjalën e lirë në Kopenhagen, ngjarje që ishte objektivi i një sulmi me armë. Ai atë kohë tha se me gjasë ishte objektivi i një sulmi në të cilin vdiq një regjisor filmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button