RMV, jo kudo në vend ka parkim falas për makinat elektrike dhe hibride

Pronarët e automjeteve elektrike dhe hibride në vend jo gjithkund mund të ushtrojnë të drejtën e parkimit papagesë. Edhe pse këto automjete kanë pjesëmarrje minimale të ndotjes së ajrit, autoritetet komunale kanë arsye të ndryshme për t’u dhënë atyre përfitime. Edhe pse, pikërisht transoirti ndodhet në vendin e dytë shkaqet kryesore të ndotjes së ajrit në qytetet vendit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Meta.mk” i kontaktoi me e -mail dhe telefon NP “Parkingu i qytetit” -Shkup, nga ku thanë se makinat elektrike dhe hibride paguajnë çmime të rregullta për parkingje. Nga kjo kompani publike theksojnë se në garazhet shumëkatëshe ka karikues për makina elektrike, të cilat mund të përdoren nga shoferët.

Në disa parkingjet të NP “Parkingu i qytetit”, mund të që pa pagesë të mbushen veturat elektrike dhe hibride  përmes karikuesve të instaluar nga EVN, por pronarët e këtyre automjeteve së pari duhet të sigurojnë kartelë mbushëse nga EVN.

Nga NP “Parkingje në Komunën Qendër” për “Meta.mk” thonë se për më shumë se pesë vjet stimulojnë përdorimin e automjeteve elektrike dhe hibride përmes futjes së kartela parkimi preferenciale për pronarët.

“Kjo kartelë parkimi preferenciale mund të merret nga çdo banor i RMV-së i cili është pronar i një automjeti elektrik ose hibrid nëse i ka të gjitha dokumentet e nevojshme nga Rregullorja mbi mënyrën dhe procedurën për lëshimin e kartelës parkimi preferenciale për parkingjet publike me pagesë”, shpjegojnë nga “Parkingje në Komunën Qendër”.

Sidoqoftë edhe ky përfitim, nuk vlen për të gjitha parkingjet me të cilat udhëheqë kjo ndërmarrje publike. Automjetet elektrike dhe hibride kanë të drejtë për parkim falas në të gjitha parkingjet publike të hapura të tipit komercial të NP KPQ, si dhe në garazhin shumëkatësh “Pallati gjyqësor”, por nuk kanë të drejtë të përdorin falas parkingje të mbyllura të tipit komercial dhe rrugëve rezidente dhe vend-parkimeve me të cilat menaxhon ndërmarrja.

Përndryshe, në qytete të tjera të vendit, parkim falas pa kufizim për automjetet elektrike dhe hibride ofrohet vetëm në Strumicë, Manastir dhe Ohër.

Shoqata për promovimin e veturave elektrike ElektroMobilnost në vitin 2019 dërgoi iniciativa në të gjitha komunat në vend ku ka parkim me pagesë, që këto automjete të përjashtohen nga ky obligim.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në fund të vitit 2020 në Maqedoni ishin evidentuar vetëm 198 automjete pasagjerësh që përdorin energji elektrike si lëndë djegëse. Përfshirë vitin e kaluar e deri tani në vend janë importuar 3.345 vetura hibride dhe 134 vetura elektrike, tregojnë të dhënat e Dretorisë doganore të RMV-së.

Ndryshe nga përdorimi i ulët i këtyre automjeteve në vendin tonë, “Portalb.mk” dhe “Meta.mk” tashmë kanë njoftuar se automjetet elektrike dhe hibride për herë të parë në Evropë, gjatë gushtit të 2021-shit, u bënë më të shitura se ata me motorë të dizelit. Arsyeja kryesore për këtë kthesë radikale është ndryshimi i ndërgjegjësimit të qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe përfitimet e blerjes së këtyre automjeteve në një paketë me masa kufizuese për motorët me dizel, të cilat janë futur nga autoritetet evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button