RMV, është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së Gabriel Bajram

Autor i panjohur dje disa minuta para mesnatës ka hedhur bombë oborrin e shtëpisë së Gabriel bajram, i cili është kandidat aktual për këshilltar në Qytetin e Shkupit dhe bir i politikanit të ndjerë Amdi Bajram, njofton Portalb.

Gjatë shpërthimit është shkaktuar dëm material, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Dyzet e trevjeçari Gabriel, dje e denoncoi rastin në polici, me ç’rast është shkruar procesverbal nga ana e nëpunësve policorë.

“G.B.940) nga Shkupi ka denoncuar se më 02.10.2021 rreth orës 23:56 në oborrin e shtëpisë në pronësi të rij në rajonin e Çairit një autor i panjohur ka hedhur mjet shpërthyes i cili ka shkaktuar dëmtim të gardhit, dritare dhe fasadë të shtëpisë. Nuk ka të lënduar. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhje të rastit”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gabriel Bajram (40) është në vendin e dhjetë të listës së këshilltarëve për Qytetin e Shkupit të koalicionit të LSDM-së për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button