Reagon qeveria: Jo kamp azilantësh për Anglinë në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë lajmin e britanikes “The Sun” se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp azilantësh, transmeton Top-Channel.

“Lajmi se ?? do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. ?? hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne”, shkruan Endri Fuga, këshilltari i kryeministrit Edi Ramatwitter.

“The Sun” shkruan se : Emigrantët që kalojnë Kanalin me anije të vogla nga Franca do të ndalohen në Shqipëri sipas një marrëveshje të re.

Sipas medias britanike, Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel shpreson se kjo gjë do të pengojë emigrantët që planifikojnë të bëjnë kalimin e rrezikshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button