Afrikë, rritet mbi 8.4 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin (COVID-19) në Afrikë është rritur mbi 8.4 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi COVID-19, numri i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 8.408.346.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në kontinent është rritur në 7.680.375 ndërsa numri i viktimave në 212.356.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi dhe Libi.

Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button