EFTA dhe roli i saj

Organizata Evropiane e Tregtisë së Lirë ose (EFTA) daton shumë më herët se CEFTA ose “OPEN BALKANS”, ku së bashku me tregun e shteteve të BE-së duhet të ndër-veprojë në një ekonomi që së bashku i tejkalojnë disa trilionshe. Nuk është lehtë as të bëhet krahasimi i dy të parave me “Open Balkans”, por me rëndësi është të shohim se kush janë aktorët kryesorë të EFTA-s. EFTA sipas konventës, është një organizatë ndërqeveritare ndërkombëtare e shtetit të Islandës, Litenshtajnit, Norvegjisë dhe Konfederatës së Zvicrës. Ajo u krijua në vitin 1960 në mesin e Luftës së Ftohtë në mes Perëndimit dhe BRSS-së, për promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik. Detyrat kryesore EFTA-s janë të trefishta duke filluar nga ruajtja dhe zhvillimi i Konventës së EFTA-s, e cila njëherit rregullon marrëdhëniet ekonomike midis katër shteteve të EFTA -s; menaxhimi i Marrëveshjes për Zonën Ekonomike Evropiane (EEA), e cila bashkon shtetet anëtare të BE-së dhe tre nga shtetet e EFTA-s. Siç e dimë katër shtetet e EFTA -s janë të gjitha ekonomi të hapura dhe të gjithë punojnë për marrëveshje të tregtisë së lirë e cila është me të vërtetë konkurruese. Për më shumë, EFTA u themelua nga “Konventa e Stokholmit” dhe ka mbajtur raporte të mira me BE-në dhe organizatat tjera rajonale dhe jashtë Evropës. Katër shtetet e EFTA -s gjithsej numërojë mbi 14 milionë njerëz dhe radhitet si aktor i nëntë në tregtinë globale. EFTA është partneri i tretë më i rëndësishëm tregtar i BE -së.
Dy monedha kryesore e përfaqësojnë EFTA-n në botën financiare si franga zvicerane dhe euro. Sekretariati i EFTA-s ka afro 90 administratorë. Me rëndësi është të nënvizojmë se Marrëveshja për Zonën Ekonomike Evropiane, e cila ka hyrë në fuqi në janar të vitit 1994, bashkon shtetet anëtare të BE -së dhe tre shtetet e EFTA -s (Islandën, Litenshtajnin dhe Norvegjinë) në një treg të vetëm, të quajtur si “Tregu i Brendshëm”.
Marrëveshja e EEA-s me EFTA-s garanton të drejta dhe detyrime të barabarta brenda “Tregut të Brendshëm” për individët dhe operatorët ekonomikë në EEA. Ai parashikon përfshirjen dhe respektimit të legjislacionit të BE -së që mbulon katër liritë themelore si: lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, individëve dhe kapitalit. Përveç kësaj, marrëveshja mbulon bashkëpunimin në fusha të tjera të rëndësishme të tilla si: kërkimi dhe zhvillimi, arsimi, politikat sociale, mjedisi, mbrojtja e konsumatorit, turizmi dhe kultura, të njohura kolektivisht si politika anësore dhe horizontale. Marrëveshja EFTA-s me EEA-s nuk mbulon politikat e mëposhtme të BE-së: politikat e përbashkëta të bujqësisë dhe peshkimit; bashkimi doganor; politikat e përbashkëta tregtare; politikat e përbashkëta të jashtme dhe sigurisë dhe në fund drejtësia dhe forcimi i ligjit.
Nga ajo që shohim se si kanë funksionuar me dekada shtetet në BE dhe atyre të EFTA-s, vërehet se konkurrenca e ka rritur standardin e qytetarëve dhe i ka bërë ekonomitë më të forta në krahasim me unionet tregtare në Ballkanin Perëndimor që mund të jenë sipas indikacioneve të para kryesisht të karakterit gjeopolitik, ku kryesisht Rusia dhe Kina mund të kenë qasje në një konkurrencë jo të ndershme dhe garë të re ushtarake në Ballkan e që dallojnë nga EFTA, BE apo CEFTA. Shtetet e Ballkanit gjithsesi duhet të zhvillojnë më shumë raporte ekonomike me shtetet e EFTA-s, si rrugë dalje nga tendencat e rënies ekonomike dhe tregtisë së zezë.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button