OBSH: Mjekimi cilësor është kyç për ulje të vdekshmërisë nga Kovid-19

Cilësia e shëndetësisë, mjekimi, sëmundjet kronike, si dhe mosha tek popullata janë një pjesë e faktorëve për vdekshmërinë e lartë, thotë dr. Kejti Smollud nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në intervistë për TV24, njofton Portalb.

Ajo thekson se faktor kyç i cili mund ta zvogëlojë vdekshmërinë është shkalla e lartë e vaksinimit, por si faktor të rëndësishëm e përmend edhe trajtimit dhe kujdesin mjekësor të pacientëve me Kovid.

“Punën të cilën OBSH e bën me kolegët nga Maqedonia që të përmirësohet cilësia e kujdesit në repartet për kujdes intensiv dhe nëpër spitale, që të sigurohet se mbështetja e oksigjenit jepet në kohë dhe njerëzit të cilët nuk duhet të vendosen në ventilim mekanik, të mos vendosen. Por, ekzistojnë edhe shumë gjëra të tjera dhe për momentin kemi vegël shumë të fuqishme, për shkak se shumica e të hospitalizuarve dhe rastet e vdekshmërisë janë midis personave më të prekut të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, mundemi ta zvogëlojmë vdekshmërinë me rritje të numrit të personave të vaksinuar. Të vaksinuarit do të mbrohen nga hospitalizimi dhe në pjesën më të madhe nga vdekja. Dhe kjo do të bëjë ndikim dramatik mbi vdekshmërinë nga Kovid-19”, thotë dr. Smollud nga OBSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button