RMV, gjithsej 141 sanksione për vozitje nën ndikim të alkoolit

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se nga mbrëmë, nga ora 22:00 deri në ora 04:00 është realizuar aksion për sanksionim të shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit në territorin e gjithë shtetit me ç’rast janë sanksionuar 141 shoferë. Prej tyre, 30 janë në territorin e SPB Manastir, 20 në territorin e SPB Shtip…, njofton Portalb.

“Aksionet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Apelojmë deri te pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MBP.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button