fbpx

31 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

Gjermania sot shënon 31 vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht është bashkuar, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt, transmeton RTV21.

Në kujtesën e popullit gjerman më shumë është ngulitur data e 9 nëntorit 1989, kur kishte rënë muri i Berlinit, simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që kishte qenë praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë.

Gjermania ka vuajtur ndarjen e saj në dy pjesë, njëra pjesë ishte kontrolluar nga aleanca perëndimore e udhëhequr nga SHBA-të dhe pjesa lindore e Gjermanisë ishte pushtuar nga trupat ruse.

Për më shumë se 50 vjet popullit gjerman iu ishte ndaluar lëvizja e lirë, ndërsa për ta bërë edhe më të ashpër ndarjen, ish-BRSS kishte ndërtuar murin në Berlin, që e ka ndarë qytetin në mes, i cili ishte rrënuar në nëntor të vitit 1989, për t’ia hapur rrugën bashkimit të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button