Dimitrov iu përgjigj Zaharievës: Nuk ka asnjë ankesë për diskriminim të bullgarëve

E kam të vështirë t’i kuptoj akuzat e këtilla, sepse i dëgjoj shumë shpesh publikisht nga politikanët bullgar, pavarësisht nëse janë pjesë e kontekstit vendor apo rezultat i një flluske në të cilën me të vërtetë besoni, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov si përgjigje ndaj deputetes bullgare, Ekaterina Zaharieve, e cila akuzoi se në Maqedoninë e Veriut ka diskriminim në bazë etnike bullgare, transmeton Portalb.mk.

Dimitrov e dha këtë përgjigje në sesionin e vjeshtës në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës në Strasburg, ndërsa sot e ka ndarë në profilin e tij në Facebook.

“Si pikë e parë, kemi Komision kundër diskriminimit. Kur kam kontrolluar nëse ka ankesa për këto pretendime qe vijnë nga Bullgaria se ne i diskriminojmë qytetarët që vlerësojnë se janë bullgarë etnik, në këtë komision nuk ka të dorëzuar asnjë ankesë kundër diskriminimit. Prandaj, e kam të vështirë të kuptojë nëse akuzat e këtilla – sepse i dëgjoj shumë shpesh  publikisht nga politikanët bullgar, pavarësisht nëse janë pjesë e kontekstit vendor apo rezultat i një flluske në të cilën me të vërtetë besoni në një gjë të tillë? Maqedonia e Veriut është shtet multietnik. Në Kushtetutën tonë qëndron se, bashkësitë etnike janë të barabarta”, tha Dimitrov në përgjigjen.

Ai shtoi se, nga ana e personave zyrtarë nga Maqedonia e Veriut nuk ka pasur asnjëherë rast të gjuhës së urrejtjes apo diskriminimit dhe kanë potencuar se incidentet individuale nga ana e qytetarëve janë dënuar çdoherë. Ai tha se, pala bullgare e interpreton si gjuhë të urrejtjes mllefin e qytetarëve maqedonas.

“Në zgjedhjet paraprake në Bullgari, kishte reklamë në TV të një partie politike ku Maqedonia e Veriut tregohej si vend bullgar. Dhe ato janë pretendime territoriale dhe këtë do të mund ta interpretoja si gjuhë të urrejtjes. Rritja e revoltit që e definoni si “gjuhë të urrejtjes” nga ana jonë është nga njerëz të zakonshëm, qytetarë dhe është e shkaktuar pikërisht nga ajo që ju u tregoni se kush janë. Dëshironi t’u tregoni se cila është historia e tyre dhe dëshironi t’u tregoni çfarë është gjuha e tyre. Normal, te njerëzit do të ketë revoltë. Ne si vend do t’i dënojmë çdoherë incidentet, por politika aktuale bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut është investim në antagonizëm dhe jo në miqësi”, ka thënë Dimitrov.

Kujtojmë se, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.

Bullgaria nga fundi i vitit 2019, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button