fbpx

Është ndërprerë përkohësisht trafiku në qendër të Shkupit, po hapet një shtab parazgjedhor (FOTO)

Policia sot ka bllokuar trafikun në qendër të kryeqytetit për shkak të hapjes së një shtabi parazgjedhor të një partie politike, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB tani për tani nuk ka informata në lidhje me kohëzgjatjen e ndërprerjes së trafikuat.

FOTO:

This slideshow requires JavaScript.

Ndryshe, Portalb.mk dje në një artikull ka shkruar se, për shkak të intensifikimit të punimeve në prag të zgjedhjeve lokale, trafiku në qytetin e Shkupit dhe Tetovës ditëve të fundit po përballet me një rrëmujë dhe kaos të vërtetë. Gjithandej nëpër qytet, mund të hasni në kolona të gjata gjatë ditës, gjë që bën të pamundur që qytetarët të arrin  në kohë në destinacionin e tyre. Kjo është shkaktuar nga intensifikimi i punimeve nëpër rrugët e qytetit, për shkak të afrimit të zgjedhjeve lokale.

Kryetarët e komunave kanë rritur aktivitetet e tyre në prag të zgjedhjeve lokale. Vetëm në qytetin e Shkupi, po punohet në disa bulevarde, të cilat lidhin rrugë dhe pjesë kyçe të qytetit, gjë që shkakton edhe kaosin në trafik.

Edhe pse në Maqedoninë e Veriut aktualisht po zhvillohet fushata për zgjedhjet lokale të tetorit dhe ligjërisht nuk duhet të ketë aktivitete të këtilla punuese, një pjesë e punimeve kanë nisur më herët apo në prag të fillimit të fushatës dhe vazhdojnë punimet edhe më tej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button