Sot dhe nesër do të zhvillohet gara e pestë e skateboard në Shkup

Sot dhe nesër në Shkup do të mbahet gara e pestë skateboarding – One more try Skopje, në disa lokacione në qytet. Bëhet fjalë për një ngjarje pak më të ndryshme skate, e cila mbahet një herë në vit dhe e cila e vetmja e këtij lloji në rajon. Gara është e hapur për të gjitha moshat, njoftuan organizatorët, transmeton Portalb.mk.

Duke filluar nga e shtuna (2 tetor) në orën 14, skejterët do të garojnë në lokacione të ndryshme. Lokacioni i parë është para sallës Boris Trajkovski, ku do të mbahet gara klasike “Cash4Tricks”. Shpërblimi do të varet nga komplikimi, stili dhe suksesi i realizimit të trikut. Më pas, gara do të vazhdojë në lokacione të ndryshme të qytetit.

Gara do të vazhdojë të dielën nga ora 15, në skejtparkun e rinovuar në Karposh.

Ngjarja mbahet nën patronazhin e qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button