fbpx

Shtetas të Maqedonisë së Veriut ka në çdo kontinent, 14 gjenden në Korenë e Veriut

Të dhënat e regjistrimit elektronik të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në botë tregojnë se, shtetas të Maqedonisë së Veriut ka në të gjitha kontinentet. Në Korenë e Veriut jetojnë 14 shtetas të Maqedonisë, ndërsa ka pothuajse në të gjitha vendet e Afrikës, si dhe në Antarktik, transmeton Portalb.mk.

Siç mund të shihet në tabelën e publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë, shtetas të Maqedonisë së Veriut jetojnë në Maldive, Republikën Domenikane dhe madje edhe në Antarktik. Në çdo vend në Afrikë jeton të paktën një shtetas maqedonas, ndërsa ajo do të thotë se më shumë se 200 qytetarë të Maqedonisë jetojnë në këtë kontinent.

Më shumë shtetas të Maqedonisë 43 ka në Mali, në Egjipt 23, në Ganë 16, në Sudan 15, në Tanzani 6, në Nigeri etj. Dy shtetas maqedonas jetojnë në Libi, tre në Sudanin Jugor, gjashtë persona në Tanzani, 16 në Palestinë….

Sipas të dhënave të publikuara nga ESHS, me regjistrimin e popullsisë që zgjati nga 5 deri më 30 shtator, u regjistruan 1.832.696 persona568.175 familje dhe 837.255 banesa. Ata që për çfarëdo arsye mbetën të paregjistruar, do të gjenden në ndonjë nga bazat e të dhënave gjatë përpunimit të të dhënave dhe do të jenë pjesë e regjistrimit, tha Simovski.

Përpunimi i të dhënave të regjistrimit do të zgjasë gjashtë muaj, përkatësisht rezultatet do të publikohen nga Enti Shtetëror i Statistikave në mars të vitit të ardhshëm.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button