Bislimi: Priten masa të tjera të reciprocitetit

Qeveria e Kosovës ka thënë se më 2 tetor, fillimisht ushtarët e KFOR-it do të vendosen në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë para se të largohen njësitë speciale të Policisë të Kosovës dhe largimi i barrikadave nga serbët lokalë.

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shefi i delegacionit kosovar në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova tashmë ka të gatshme 300 mijë pako me nga katër letra ngjitëse që do të fillojnë t’ua vendosin veturave nga Serbia, që nga 4 tetori. Bislimi ka thënë se Serbia ka krijuar tensione në veri të cilat kanë alarmuar bashkësinë ndërkombëtare.

Ai ka thënë se në të ardhmen është e logjikshme të priten masa tjera të reciprocitetit. Ai ka shtuar se targat ‘KM’ nuk do të ekzistojnë pas 21 prillit 2022. Duke folur për projektin e gazit të mbështetur nga administrata amerikane Bislimi ka thënë se: “Kosova nuk është tërhequr nga procesi i gazit. Kosova ka kërkuar kohë që të marrë një vendim të kualifikuar”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button