RMV, nesër do të zhvillohen shumica e ndeshjeve në Ligën e Parë

Java e IX-të në futbollin e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet këtë fundjavë, duke marrë parasysh që pesë ndeshje do të zhvillohen të shtunën, transmeton Portalb.mk.

Renova do të përballet si mysafir kundër Makedonija Gj.P. duke filluar prej orës 15:00. Ndërkohë Struga Trim&Lum do të luajë si mysafir i Bregallnicës, ndërsa Shkëndija do të pret Borecin.

Të shtunën do të zhvillohet edhe ndeshja Pelistër – Tikvesh dhe Skopje – Akademija Pandev.

Në kuadër të javës së IX-të, e vetmja ndeshje që do të luhet të dielën është ajo ndërmjet Shkupit dhe Rabotniçkit.

Shkupi gjendet në vendin e parë të tabelës me pikë të barabarta me Renovën, 17. Struga Trim&Lum gjendet në pozitën e pestë me 13 pikë, ndërsa Shkëndija me 11 pikë gjendet në pozitën e gjashtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button