Deri në fund të vitit 2024 do të rinovohen të gjitha konviktet shtetërore, premtoi ministrja Carovska

Në fillimin e vitit të ri akademik në universitetet e Maqedonisë së Veriut, Ministrja për Arsim dhe Shkencë, Milla Carovska e shoqëruar me kryeministrin Zoran Zaev, premtoi që deri në fund të vitit 2024 do të rinovohen të gjitha konviktet shtetërore, transmeton Portalb.mk.

“Kemi një projekt konkret për rikonstruksionin  e të gjitha konvikteve shtetërore dhe për arritjen e standardeve moderne për akomodimin dhe efikasitetin e plotë të energjisë deri në fund të vitit 2024, ku  kemi siguruar 25 milion euro”, deklaroi Carovska.

Ajo raportoi që çdo vit këto konvikte shfrytëzohen nga mbi 5 mijë studentët.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka publikuar rezultatet e Konkursit për pranimin të studentëve në konviktet studentore, listë ku janë studentët që janë regjistruar gjatë vitit akademik 2021/2022. Studentët e pranuar, duhet që të nënshkruajnë Marrëveshjen brenda këtyre dhjetë ditëve.  Ministria sqaroi që lista për studentët e pranuar në qytetet tjera do të publikohet më 4 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button