Si erdhi Simba te kumanovarët: A ka kontrabandë të kafshëve të egra në vend?

Ditët e fundit, fotografi dhe video janë shfaqur në rrjetet sociale ku shihen burra dhe gra, madje edhe fëmijë duke pozuar me një luan të vogël. Ky trend i pozimit me një luan që nuk është më i vjetër se tre muaj në vetura luksoze, vila dhe hotele, u zbardh për publikun nga zëdhënësja e kopshtit zoologjik të Shkupit, Tina Mickovska, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Ajo postoi disa video në Facebook dhe bëri thirrje që këto postime të raportoheshin sepse tregtia dhe kontrabanda e paligjshme e kafshëve të egra në vend është e ndaluar me ligj.

Mickovska gjithashtu paralajmëron se jo vetëm këtu, por në të gjithë Evropën ka ndëshkime rigoroze dhe ligjet parashikojnë disa vjet burg për këdo që kapet me këto lloj kafshësh.

“Disa persona të famshëm të Shkupit, përfshirë pronarin e një hoteli luksoz në Shkup, janë fotografuar me një luan të vogël. “Është e qartë se në Kumanovë ka luanë, nuk është vetëm një”, tha Mickovska.

Kërkimi shtesë i Metës në mediat sociale zbuloi se pronari i një llogarie të caktuar Tick Talk mburrej se luani që po postonte quhej Simba.

Gazetarët Meta ranë në kontakt me zotërinë që postoi fotot në Tick Talk dhe ai mohoi se luani nga videot e tij ishte në territorin e Maqedonisë së Veriut.

“Luanin e pash në Kosovë në Gjilan në restorantin “Maja e zezë” ku ka edhe një luan tjetër të madh. Pronari i restorantit ma dha ta shtetit në makinë”, tha ai.

Por punonjësit e restorantit në Kosovë në telefon mohuan se kishin luan të vogël.

“Ne ende mbajmë luanin e madh Xhoni i cili ka qenë me ne për vite me radhë dhe do të qëndrojë këtu derisa institucionet të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për të, por ne nuk kemi luan të vogël fare”, na thanë ata nga kompleksi “Maja e zezë”.

Përveç kësaj, fotot e luanit në rrjetet sociale ka postuar edhe një grua nga Kumanova, e cila u deklarua në profilin e saj në Facebook si punonjëse e Ministrisë së Kulturës.

Më 26 të këtij muaji, ajo publikoi disa fotografi ku shihet duke mbajtur dhe përkëdhelur një luan të vogël. Disa nga fotot me luanin, në të cilat shihen edhe fëmijë, u hoqën nga rrjeti social para publikimit të këtij artikulli.

Megjithëse Meta kërkoi përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Doganave dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet se si ky luan ka hyrë në vend.

Ndërkohë, përveç Tina Mickovska, reagoi edhe shoqata për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi. Ata u bënë thirrje ministrive përkatëse që menjëherë të hetojnë rastin dhe të informojnë publikun se kush ka lejuar që këlyshë të luanit të hynë në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button