Gazetarët e Pollogut biseduan për vetërregullimin e mediave

Këshilli për etikë në media në Maqedoninë e Veriut mbajti takim online me gazetarët e Pollogut ku u bisedua për rëndësinë e vetërregullimit te mediat dhe për nevojën e mbështetjes sistemore për KEMM, transmeton Portalb.mk.

Në takim u konstatua se mekanizmi i vetërregullimit në fushën e mediave është i rëndësishëm për gazetarët dhe mediat që të munden të ndikojnë vetë në rregullimin e punës së tyre.

„Nëse konsiderohet se vetërregullimi përpiqet që të vendos rregulla të caktuara për mediat, kjo nuk do të thotë, se nuk mundet, në njëfarë mënyrë, që t’i censuroje apo të vendos mekanizma të cezurës, por përkundrazi, ai është një mekanizëm shumë i rëndësishëm sepse vendos dhe mbron parimet e gazetarisë etike, të saktë, dhe objektive që respekton të drejtat e njeriut, e respekton edhe lirinë e politikës redaktuese. Vetërregullimi i mediave paraqet një mekanizëm që bën ekuilibrin ndërmjet lirisë të mediave dhe tendencës që ajo të keqpërdoret. “ tha Sefer Tahiri, anëtarë i Komisionit për ankesa.

Sipas tij, nëse vendoset një sistem i mirë vetërregullues në vend, atëherë anëtarët, në njëfarë mënyre do të jenë në përparësi për shkak të respektimit të standardeve dhe parimeve etike dhe profesionale.

„Anëtarësia mund të përkufizohet në mënyrë që do të gradohej sipas kritereve të ndryshme, respektivisht të përcaktohet në pajtim me rregulloren e miratuar më parë nga të gjithë anëtarët e KEMM. Si për shembull SHMDMA (Shoqata për mbrojtjen e të drejtave muzikore të autorit) detyron anëtarët e saj të paguajnë anëtarësinë në pajtim me llogarinë e parashtruar përfundimtare.“ tha gazetari Zoran Maxhoski.

Ndryshe, ky takim ishte pjesë e disa debateve dhe takimeve të cilat Këshilli për etikë në media i organizon me mediat nga të gjithë rajonet në shtet në kuadër të projektit “Mbështetje për lirinë e shprehjes në media në Maqedoninë e Veriut” që realizohet nga KEMM me mbështetje të delagacionit të BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button