Dimitrov-Juratoviq: të kapërcehen kërkesat joparimore dhe të kthehet besueshmëria në politikën e zgjerimit

Agjenda e zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në Strasburg u përmbyll me takim me deputetin gjerman nga partia politike SPD, Josip Juratoviq, në margjina të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, transmeton Portalb.mk.

Në takim u diskutua perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit si qëllim i përbashkët strategjik, për të cilin nevojiten të ndërmerren hapa vendimtar për kapërcimin e kërkesave joparimore dhe për rikthimin e besueshmërisë në politikën e zgjerimit.

“Periudha e ardhshme është vendimtare për të ardhmen e procesit të integrimit evropian të rajonit – Bashkimi Evropian është në test nëse do të mbijetojë si partner i forcave përparimtare që qëndrojnë për vizionin evropian ose me veprimin ose indiferencën e tij do të lërë hapësirë për idetë konkurruese për çka të gjithë jemi humbës. Maqedonia e Veriut është e përkushtuar që të gjitha palët të arrijnë fitore të përbashkët dhe është çështja kryesore në këtë test”, tha Dimitrov.

Deputeti Juratoviq, i cili do të ketë mandat të ri në Bundestag, theksoi se Gjermania mbetet proaktive, veçanërisht në lidhje me dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut si shembull i ndritshëm dhe do të përpiqet fuqishëm të kapërcejë pengesat në rrugën e integrimit evropian.

Përndryshe, Bullgaria nga fundi i vitit 2019, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button