fbpx

KFOR-i do të sigurojë zbatim efektiv të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë: barrikadat do të hiqen nesër

NATO njoftoi se përshëndet marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, transmeton Portalb.mk.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e NATO -s Oana Lungesku tha se misioni paqeruajtës i Kosovës, KFOR, “do të luajë rol kyç në sigurimin e zbatimit efektiv” të marrëveshjes,raporton ABC News Albania.

“NATO vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe përpjekjet tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është mënyra e vetme arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme politike për rajonin dhe është vendimtare për stabilitetin e të gjithë rajonit”, tha Lungesku.

Ajo njoftoi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jens Stoltenberg, sot do të presë të dërguarin e BE -së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Nga 20 shtatori, prej se qeveria e Kosovës vendosi t’i zëvendësojë targat serbe e makinave me targa të përkohshme gjatë vozitjes në Kosovë, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar pikat kufitare me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak.

Masa të ngjashme për automjetet me targa të Kosovës, Serbia ka vite me radhë që po i zbaton.

Për të monitoruar procesin, Kosova i dërgoi edhe njësitë speciale të policisë ROSU në veri të vendit.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel të enjten, serbët do të heqin bllokadën, njësitë speciale të policisë do të tërhiqen nga Jarinja dhe Bërnjaka dhe KFOR-i do të stacionohen atje, përderisa afishet do të ngjiten përkohësisht në targat e të dy vendeve.

Arritja e këtij kompromisi do të hapë rrugën për trafiku, tërheqjen e njësive ROSU, shkruajnë mediat në Kosovë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, nesër në orën 16.00 njësitë speciale të Kosovës ROSU do të tërhiqen nga Jarinja.

Serbët e Kosovës, sipas shërbimit publik të Serbisë, e kanë pritur marrëveshjen me lehtësi, por janë ende në barrikada, duke shtuar se është e vështirë për ta të qëndrojnë në barrikada, pasi atje kanë qenë për dy javë dhe kushtet po përkeqësohen.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë u arrit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button