Rumani, të paktën nëntë të vdekur nga zjarri që u shkaktua në një spital ku trajtoheshin pacientët kovid

Të paktën nëntë persona ndërruan jetë në zjarrin i cili kaploi spitalin i cili trajton pacientët me kovid-19 në qytetin rumun të Konstancës. Ky është zjarri i tretë vdekjeprurës në spitalet rumune këtë vit, transmeton Portalb.mk.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pacientë që hidhen nga dritaret në katet e poshtme, kurse zjarrfikësit tërheqin njerëzit jashtë.

Ministri i Shëndetësisë Çeke ttila tha se në spital kishte 113 pacientë, përfshirë dhjetë në repartin për kujdes intensiv, ku edhe shpërtheu zjarri.

Në spitalet rumune aktualisht po trajtohen 12.100 pacientë me kovid-19, prej të cilëve 315 fëmijë. Në këtë vend dje janë regjistruar 12.032 raste të reja të koronavirusit, që përbën rekord ditor që nga fillimi i pandemisë. Rumania ka shkallën e dytë më të ulët të imunizimit në Bashkimin Evropian, pas Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button